E Martë, 3 Nëntor 2026

Balla takon McDowell, siguria në sistemet TIMS të Policisë së Shtetit në fokus të bisedës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarin me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, H. Martin McDowell ku bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe çështjet e sigurisë ishin fokusi i bisedës.

 “I ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell u takua sot me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Ata diskutuan bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë.

Nga ana e tij McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA për ndërhyrjen në sistemet TIMS të Policisë së Shtetit, si dhe shprehu gatishmërinë e SHBA-së në hetimin e çështjes.

“I ngarkuari me Punë McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri.

McDowell i tha gjithashtu Ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre”– shkruhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›