E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kucovë, ushtari vetëvritet me armën e shërbimit

Në Kucovë, në mesnatën e së dielës duke u gdhirë e hëna, 19 vjecari ka vrarë veten me armën e shërbimit. Policia dyshon se i riu nga fshati Goraj vuante nga depresioni. 

KUCOVE- Një ushtar është vetëvrarë teksa kryente shërbimin ushtarak në qytetin e Kucovës.
Sipas policisë 19 vjecari Klodian Armati është vetëvrarë me armën e shërbimit në mesnatën e së dielës. I riu nga fshati Goraj po kryente shërbimin ushtarak në repartin e aviacionit dhe të dielën kishte orarin e shërbimit. Sipas të dhënave të para nga hetimet mësohet se 19 vjecari mund të ketë qenë në depresion në momentin kur ka shkrepur armën e shërbimit drejt vetes.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›