E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet magazina ne autostradë, policia dy pista hetimi

Zjarri ka rënë gjatë mesnatës në një magazinë me goma dhe pajisje elektrike që ndodhej në autostradën Fushë Krujë-Lezhë. Demi llogaritet ne 20 milione leke, nderkohe qe policia ka perqendruar hetimet ne dy pista 

FUSHE-KRUJE-Një magazinë është djegur plotësisht në autostradën Fushë Krujë-Lezhë duke shkaktuar një dëm prej miliona lekësh. Burime nga policia e Krujës bëjnë të ditur se zjarri ka rënë gjatë mesnatës në një magazinë me goma dhe pajisje elektrike që ndodhej në autostradë pranë fshatit Derven. Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, pasi në momentin e shpërthimit të flakëve nuk ka patur njeri në magazinë. Por, dëmet e shkaktuara llogariten në 20 milionë lekë. Policia po heton shkaqet e mundshme të zjarrit dhe po heton në dy pista. Pista e parë është ajo e zjarrvënies së qëllimshme, kurse e dyta që zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike dhe më pas është përhapur në gjithë magazinën. Vazhdojne hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›