E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehrat “pushtojnë” shkollën e fshatit Gjashtë

Nxënësit e shkollës 9 vjecare të fshatit Gjashtë, Sarandë bashkë me fëmijët e kopshtit që janë në të njëjtën godinë, janë të detyruar të qendrojne nën efektin epidemik të një grope të madhe mbeturinash që është krijuar në oborr të shkollës 

SARANDE-Rreth 600 nxënës të shkolles 9-vjeçare “Shefqet Sulejmani” në fshatin Gjashtë të Sarandës, së bashku me 70 fëmijë të kopshtit, në të njëjtën godinë, jetojnë cdo ditë me këtë gropë mbeturinash e cila u fal cdo ditë efektin epidemik. Mësohet pranë institucionit se plehrat kanë zënë vend këtu prej më shumë se 10 vitesh. Drejtori i shkollës Kristaq Rexho, shprehet me shqetësim se një realitetet i tillë vjen nga indiferenca e pushtetit vendor.
Megjithë kërkesat e përsëritura që vijnë nga ata që bashkëjetojnë me plehërat, edhe pas tre vjetësh, kjo gropë vazhdon të përdoret si kazani i madh i plehërave të fshatit, që në fakt është vatër e rrezikshme infeksioni për rreth 670 fëmijë e mësues të tyre.

Nxënësit e shkollës 9 vjecare të fshatit Gjashtë në Sarandë bashkë me fëmijët e kopshtit që janë në të njëjtën godinë, janë të detyruar të kalojnë pjesën më të madhe të ditës nën efektin epidemik të një grope të madhe mbeturinash që është krijuar në oborr të shkollës. Situata është e njëjtë prej vitesh dhe askush nuk po merr masa për mbrojtjen e fëmijëve nga epidemia.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›