E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçovë, vogëlushi 4 vjeç tenton të kalojë rrugën, e përplas ‘Golfi’

KUCOVE-Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sot në Kuçovë ku si pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë vetëm 4 vjeç.
Mësohet se një mjet tip ‘Golf’, ka përplasur një fëmijë 4-vjeçar me inicialet L.L.

Dyshohet se fëmija ka qenë duke kaluar rrugën i vetëm, por e ka përplasur ‘Golfi’.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip ‘Golf”, ndërsa fëmija 4-vjeçar do të dërgohet në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi gjendja e të voglit, paraqitet tepër e rëndë.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Tiranë, makina përplas 60-vjecaren, largohet nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›