Kufijte tema e nxehte e dialogut Kosove-Serbi

Sulmet ndaj KFOR-it në veri të Kosovës rrezikojnë dhënien e statusit kandidat për Serbinë në samitin europian të 9 dhjetorit nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje e rëndësishme në raundin e fundit të dialogut për këtë vit, që nisi të mërkurën në orët e paradites në Bruksel.
Nga ana e saj, kryesuesja e palës kosovare nuk harroi t’i mëshojë edhe moszbatimit nga pala serbe të marrëveshjeve të mëparshme.
“Problemi i parë me të cilin përballemi është dështimi i palës serbe për të zbatuar marrëveshjet. Edhe gjatë raundit të fundit të bisedimeve nuk mundëm të përmbushim planet e zbatimit. Madje u përballëm me tendenca e përpjekje të palës serbe për të rihapur çështje për të cilat jemi dakorduar më parë. Kjo për mua përbën një mungesë serioziteti në qasje e ndoshta një tendencë për t’i ikur përgjegjësive në lidhje me këtë dialog teknik”, deklaroi Edita Tahiri, Kryesuese e Ekipit Negociator kosovar.
Për bashkëpunimin rajonal, palët dukeshin afër një marrëveshjeje që prej raundit të kaluar. Por është menaxhimi i integruar i kufijve tema e nxehtë për të cilën, para takimit, palët përsëritën qendrimet e njohura për gjetjen e zgjidhjes, pa cënuar kushtetutën e vendeve respektive. Të pyetur nëse ndihen nën presion për statusin, serbët luajtën rolin e njohur të viktimës.
“Mund t’ju them se fjala ‘presion’ dhe ‘Serbi’ shkojnë me të vërtetë shumë mirë me njëra-tjetrën. Në historinë tonë të viteve të fundit i jemi përshtatur në një farë mënyre kësaj situate. Ne po përpiqemi t’i zgjidhim këto probleme pasi ato janë armiku ynë dhe janë shënjestra jonë. Kemi nevojë të përqëndrohemi në zgjidhjen e këtyre problemeve pa asnjë lloj presioni nëse duhet apo jo ta marrim statusin kandidat. Kandidatura është e rëndësishme për vendin tonë, por nuk përbën arsyen kryesore pse po i zhvillojmë këto bisedime. Mendoj se pas 9 dhjetorit vjen 10 dhjetori dhe 11 dhjetori, pra jam i sigurtë se dialogu me Prishtinën do të vazhdojë pavarësisht statusit kandidat për Serbinë”, thotë Borko Stefanoviç, kryesues i ekipit negociator serb.
Rezultatet e bisedimeve të së mërkurës do të shqyrtohen në takimin e Ministrave të Jashtëm që mblidhen në Bruksel të enjten, për të diskutuar pikërisht mbi Serbinë, Kosovën dhe Bosnjen. Paraprakisht, gjatë konferencës për Ballkanin, Ministri i Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar, u shpreh optimist për dhënien e statusit kandidat ndaj Serbisë nëse do të kishte rezultate në këtë raund bisedimesh me Kosovën.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova EULEX, flet për dëshmitarin X
Misioni i Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, thyen heshtjen dhe flet për dëshmitarin kyc të cështjes Limaj, Agim Zogajn i cili u gjet i vdekur në Gjermani në fund të shtatorit.
Serbët nuk heqin barrikadat
Me gjithë thirrjet dhe paralajmërimet për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, serbët tregohen të vendosur. Kosovë, kapen 24 kg substancë narkotike
Policia e Kosovës në një operacion të përbashkët me Doganën e Kosovës ka konfiskuar 25 kilogramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë heroinë. Shtatë persona janë arrestuar si të dyshuar në lidhje me rastin. AAK, Shala kandidat për presidencialet
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala mund të jetë kandidati i kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Kosovës. Dacic: Situata në veri mund të rëndohet
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Dacic iu ka bërë thirrje serbëve të veriut të Kosovës që të mos krijojnë probleme me trupat ndërkombëtare, pasi kjo bie ndesh me interesat e Serbisë.
Lajmet kryesore
Fule: Topin e kanë shqiptarët
“Statusi, jepni rezultate mbi 12 prioritetet kyçe, reforma në drejtësi"
Kukan e Swoboda, letër Berishës e Ramës
Mister faturat e papaguara të energjisë
Greqi, grevë e përgjithshme në vend
EULEX, flet për dëshmitarin X