Mister faturat e papaguara te energjise

CEZ e konsideron konfidenciale deklarimin e borxhit të keq, atë pjesë të faturës së dritave të papaguara nga shteti në vitet 2008-2010, edhe pse kërkesa për rritjen e çmimit me 5 për qind bazohet pikërisht te kjo e dhënë.
CEZ e konsideron borxh të keq, atë pjesë të faturës që nuk ka mundësi ta mbledhë më, pra të “vdekur” dhe këtu nuk futet vetëm shteti, konsumi i administratës, por edhe i familjeve dhe bizneseve.
ERE e ka rrëzuar këtë nivel borxhi, që shkon mbi 21 për qind, në raport me faturimet, pasi në të kundërt do t’i jepte shans CEZ-it të argumentonte me siguri kërkesën për shtrenjtimin e faturave.
I pyetur EnergjiaZeqo: Garantojmë energji Cmimi i energjisë, kërkohet rritje Bode: Do të paguajmë më shumë për KESH-in me insistim nga mediat, drejtori i përgjithshëm i “CEZ Shpërndarjes”, Jozef Hejsek, nuk pranoi të jepte vlerën e borxhit të keq, pasi sipas tij është konfidenciale.
Të gjitha misteret vërtiten rreth sasisë së faturuar nga CEZ për energjinë e konsumuar nga administrata shtetërore, sidomos në vitin 2009. Kjo periudhë ndahet në dy pjesë, pasi në qershor çekët blejnë OSSH-në, pra e marrin nën zotërim.
Megjithatë, nga përllogaritjet e bëra nga “Shqip”, bazuar mbi bilancet e viteve 2008-2010, rezulton se borxhi i keq është në nivelin e 28 miliardë lekëve, ose 200 milionë euro.
Ky borxh, sipas CEZ, nuk mund të mblidhet më, dhe natyrisht shkakton kosto të konsiderueshme. Për këtë shkak, kompania kërkoi nga ERE që t’i njihet niveli i borxhit, në nivele gati 20 për qind, por Enti e rrëzoi, duke miratuar nivelin 14 për qind, me synim uljen 1 për qind çdo vit.
Argumenti i ERE për mosmiratimin e nivelit të kërkuar lidhet me punën jo të mirë të kryer nga CEZ për mbledhjen e faturave. Deri në vitin 2006, mesatarisht 40% e energjisë elektrike është humbje dhe as nuk arrin të faturohet.
Ekspertët e opendata thonë se, në 2009-n, humbjet janë rreth 35% e energjisë elektrike të futur në sistem dhe kanë pësuar rritje në krahasim me një vit më parë.
“Ulja e eficiencës në përdorimin e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e një menaxhimi të dobët të sektorit të shpërndarjes nga OSSH dhe privatizimi i saj ende nuk ka dhënë asnjë shenjë domethënëse në përmirësimin e treguesve”, shtojnë ekspertët.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia BSH ul normën e interesit
Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit në minimumin historik, prej 4.75 për qind, për t’i dhënë një stimul të ri ekonomisë së goditur nga kriza. Kriza, skenarët për euron
Paniku që ka mbjellë kriza e eurozonës ka celur mes ekspertëve debatin, se sa larg mund të shkojë kjo situatë. Andis Harasani dhe Sybi Hida thonë se përtej asaj cfarë po ndodh, skenari i braktisjes së euros duket i pababazë. Po nëse euro "vdes"?!
Përkeqësimi i krizës europiane përtej parashikimeve më pesimiste, duke vënë në pikëpyetje tani edhe vetë ekzistencën e euros, ngre shqetësimin se cilat do të jenë pasojat në Shqipëri.
Ekonomia 99 vjet
Në 99 vjet që nga viti 1912, standardet e jetesës së shqiptarëve janë përmirësuar me 4 herë, por fqinjët tanë kanë njohur përmirësime edhe më të mëdha. Euro vazhdon të bjerë
Thellimi i krizës së eurozonës dhe shqetësimet e ngritura se këto mund të jenë ditët e fundit të euros, po e rrëzojnë monedhën europiane me shjpejtësi në tregjet ndërkombëtare të valutës.
Lajmet kryesore
Nafta, hetim Ministrisë së Brendshme
Skandal me tenderat e viteve 2009-2010
Kukan e Swoboda, letër Berishës e Ramës
Ndahet nga jeta Leka Zogu
“Plehrat”, kërkesë për referendum pranë KQZ-së