Serbet nuk heqin barrikadat

Me gjithë thirrjet dhe paralajmërimet për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, serbët tregohen të vendosur.
Pas disa takimeve ndërmjet përfaqësuesve serbë dhe zyrtarëve të KFOR-it nuk është arritur asnjë marrëveshje për lirimin e rrugëve.
Sipas burimeve policore, situata nuk ka ndryshuar, ndërkohë që afër Jegenicës, ku të martën u plagosën rreth 25 ushtarë të KFOR-it, dy prej tyre me armë zjarri, të dyja palët kanë mbetur në pozicione të njëjta.
Madje, burime policore thonë se, serbët gjatë natës kanë ngritur një barrikadë të re afër asaj që Veriu i KosovësDacic: Situata në veri mund të rëndohet Loklir: Dhuna e papranueshme KFOR-i, mbush armët ishte në Jegenicë, të cilën KFOR-i e kishte larguar dy ditë më parë.
Ndërkohë, mësohet se gjatë natës të së martës është përforcuar me beton edhe barrikada te Kërshi i Dudës, në afërsi të Zveçanit.
Gjermania dhe Austria: Jo dhunës në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë, Ernest Reiqel dhe ai i Austrisë Johan Briger, vizituan ushtarët e lënduar gjermanë dhe austriakë të KFOR-it në spitalin në bazën e KFOR-it në Prizren.
Dy prej tyre kishin pësuar lëndime nga armë të zjarrit, ndërsa të tjerët kanë marrë lëndime të rënda nga mjetet shpërthyese.
Të dy ambasadorët dënuan fuqishëm dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe shprehën shqetësimin e tyre për intensitetin e saj, raporton Radio Evropa e Lirë.
Ata i kanë bërë thirrje popullit në veri të Kosovës, që mos të lejojnë të keqpërdoren nga kryesit e dhunës për qëllimet e tyre dhe që ta respektojnë mandatin e KFOR-it për të siguruar lirinë e lëvizjes.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova EULEX, flet për dëshmitarin X
Misioni i Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, thyen heshtjen dhe flet për dëshmitarin kyc të cështjes Limaj, Agim Zogajn i cili u gjet i vdekur në Gjermani në fund të shtatorit.
“Kufijtë”, tema e nxehtë e dialogut Kosovë-Serbi
Sulmet ndaj KFOR-it në veri të Kosovës rrezikojnë dhënien e statusit kandidat për Serbinë në samitin europian të 9 dhjetorit nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje e rëndësishme në raundin e fundit të dialogut për këtë vit, që nisi të mërkurën në orët e paradites në Bruksel. Kosovë, kapen 24 kg substancë narkotike
Policia e Kosovës në një operacion të përbashkët me Doganën e Kosovës ka konfiskuar 25 kilogramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë heroinë. Shtatë persona janë arrestuar si të dyshuar në lidhje me rastin. AAK, Shala kandidat për presidencialet
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala mund të jetë kandidati i kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Kosovës. Gjendja në veri e qetë
Pas incidenteve të dy ditëve të fundit në veri të Kosovës, ku janë lënduar rreth 30 ushtarë të forcave të KFOR-it, situata të mërkurën në terren raportohet të jetë më e qetë.
Lajmet kryesore
Fule: Topin e kanë shqiptarët
“Statusi, jepni rezultate mbi 12 prioritetet kyçe, reforma në drejtësi"
Kukan e Swoboda, letër Berishës e Ramës
Mister faturat e papaguara të energjisë
Greqi, grevë e përgjithshme në vend
EULEX, flet për dëshmitarin X