Haradinaj akuzon qeverinë e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mungesë vizioni politik dhe për korrupsion në vend.Në Kuvendin e pestë Gruas së AAK-së, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka thënë grave të partisë, të kenë kujdes në zgjedhjet e tyre, pasi vitin e ardhëm, në Kosovë, do të zhvillohen zgjedhjet e parapara me Paketën e Ahtisaarit, njofton KTV.I bindur se këto zgjedhje do të mbahen, pavarësisht kundërshtimit, Haradinaj, ka thënë se në vjeshtë, ai do të jetë kryeministër i Kosovës.