Kufiri Kosovë-Mali i Zi diskutohet javën e ardhshme
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë më herët se autoritetet malazeze “po i mbyllin sytë me qëllim” para çështjeve kufitare. Ndërkaq, Podgorica zyrtare në disa raste ka thënë se "nuk ekziston kontesti rreth kufirit" me Kosovën, "por kontesti rreth shfrytëzimit të kullosave", ndërsa demarkacioni i kufirit është "një çështje teknike".
Në anën tjetër për Beogradin nuk ekziston kufiri midis Malit të Zi dhe Kosovës, ndërsa "bisedimet në temën e kufirit Serbia i përjeton si rrezikim të integritetit dhe sovranitetit territorial të vendit që nuk do të tolerohet".