E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: Emrimbetet kusht përnë NATO

SHKUP- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, theksoi se nevojiten vendime të guximshme me qëllim që të tejkalohet kontesti me emrin që të realizohet qëllimi, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit me kryeministrin Gruevski, Rasmussen përsëriti nevojën e një zgjidhje për kontestin e emrit me Greqinë, si kusht që Maqedonia të marrë ftesë për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
"Shpresoj se do të shikojmë pozicion proaktiv nga të gjitha palët për gjetjen e zgjidhjes dhe për arritjen e kompromisit. Në një fazë të caktuar, vendimet e guximshme politike do të nevojiten nga të gjitha palët me qëllim që të arrihet qëllimi strategjik i vendit tonë për anëtarësim në BE dhe NATO", deklaroi Rasmussen.

Megjithatë, sekretari i përgjithshëm nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse ekziston mundësia që Maqedonia t'i bashkëngjitet Aleancës me referencën e përkohshme "Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë" dhe përsëriti se çelësi është në gjetjen e kompromisit me Greqinë.
Kryeministri Gruevski gjatë takimit nënvizoi se nga pala maqedonase po jep maksimumin për tejkalimit e kontestit me Greqinë ndërsa kërkoi vullnet më të madh nga Athina.

"Shpresoj se gjatë periudhës së ardhshme, nëse tregohet nga ana tjetër vullnet i mirë, të arrihet deri te ndonjë zgjidhje që do të ndihmojë ta realizojmë planin tonë strategjik dhe të bëhemi vend anëtar i NATO-s dhe t'i fillojmë negociatat finale me Bashkimin Evropian", tha Gruevski, duke sqaruar se nëse deri tani ka pasur mjaft vullnet të mirë, çështja do të ishte tejkaluar.
(e.n/makfax/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›