Kufiri Kosovë-Serbi, kapen me 10 kg drogë, 2 austriakë
Dy adoleshentë austriakë janë kapur me drogë në pikën kufitare Merdare, që lidh Kosovën me Serbinë. Sipas medias kosovare, në një makinë me targa të Austrisë janë zbuluar 10 kg drogë, që besohet të jetë e llojit heroinë.
Një vajzë dhe një djalë me shtetësi autriake, të dy 17-vjeçar ishin në automjet kur u kapën nga policia serbe me lëndën narkotike që po e transportonon nga Kosova drejt Serbisë. “Dogana e Serbisë i ka dorëzuar te organet e policisë serbe”, bën të ditur gazeta Telegraf. Në makinën u gjetën 26 paketime droge me peshë rreth 400 gram secila.