E Diel, 1 Nëntor 2026

Burg zyrtarit amerikan, afera me firme shqiptare

Media e huaj ka pblikaur lajmin se ushtaraku amerikan Sidar Lenmon është dënuar me një vit burg pasi favorizoi në tender një firmë shqiptare kundrejt rryshtetit prej 25 mijë eusosh. Sipas agjencisë pretigjioze amerikane Asoccieted Press, Lanmom, një ish-kapiten i ushtrisë amerikane në Irak u gjet fajtor pasi përfitoi dhjetëra mijëra dollarë nga një kontraktor shqiptar në këmbim të kontratës për të kryer veprimtarinë e saj në bazat ushtarake amerikane në Irak.

Mes të tjerave prokurori federal tha se zyrtari amerikan kishte pranuar 25 mijë dollarë ryshfet nga firma kontraktore shqiptare. Emri i firmës së implikuar në këtë çështje nuk bëhet i ditur. Ndërsa për ushtarakun Lanmom, agjencia shkruante se “ai u shpall fajtor në Takoma më 30 tetor nga gjyqtari i distriktit amerikan Ronald Leighton”.

Detyra e Lanmon në Irak ishte të rekomandonte se cilat kompani do të punësoheshin për llogari të ushtrisë amerikane. Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë ushtaraku amerikan i siguroi kontraktonit shqiptar një projekt prej 250 mijë dollarësh për ndërtimin e fortesave në bazën ushtarake në Ballad të Irakut.  

Agjentqt e Divizionit të Hetimit Kriminal në Ushtri arrestuan Lanmon një vit më parë për akuzën e pranimit të ryshfetit, import antinukaresh dhe pastrim parash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›