Kriza ekonomike, Brown: Presim ndihmën e Arabisë Saudite
Kryeministri britanik, Gordon Brown deklaroi sot se priste që Arabia Saudite, eksportuesi më i madh në botë i naftës, të siguronte para' për Fondin Monetar Ndërkombëtar për daljen nga kriza botërore financiare.
''Sauditët duhet të kontribuojnë që ne të kemi një fond më të madh global financiar'', deklaroi Brown gjatë një ndalese në kryeqytetin saudit, përpara se të shkonte në Katar, një tjetër shtet arab i pasur me naftë.
I pyetur nëse vendet arabe do të kontribuonin për këtë fond, Brown tha ''po, mendoj se ata do ta ndihmojnë botën për të dalë nga kjo periudhë e vështirë''