E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina në lumë, aksidentohet ish- ambasadori në SHBA

Sarandë, Gaqo Nesho ndodhej në një veturë që për shkak të pakujdesisë së shoferit ka rënë në Bistricë

SARANDË- Një aksident me makinë i ka rrezikuar jetën dje ish- ambasadorit shqiptar në SHBA, Gaqo Nesho. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sarandës teksa makina ka rënë në një kanal. Burimet e policisë pohuan se një makinë tip “Benz”për shkak të humbjes të kontrollit të mjetit nga ana e shoferit makina ka përfunduar në kanalin e Bistricës dhe falë gjendjes së mirë fizike të mjetit nuk pati viktima. Shkak për këtë aksident ka qenë pakujdesia e shoferit. Dëshmitarët shpjeguan për policinë se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “kthesa e Hidrocentralit”, tek ura mbi lumin e Bistricës. Në kthesën dhe urën mbi lumin e Bistricës, shoferi i makinës ka kujtuar se rruga nacionale vazhdon drejt dhe ka përfunduar në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit. Zakonisht ngjarje të tilla të ndodhura në këtë segment rrugor kanë përfunduar në mënyrë tragjike. Këtë e tregojnë edhe memorialet e ngritura buzë kanalit që disiplinon drejtimin e ujërave pasi dalin nga Hidrocentrali. Nga informacionet konfidenciale të marra në komisariatin e policisë në Delvinë mësohet se në makinë gjendej edhe ish-ambasadori i RSH në SHBA, Gaqo Nesho , i cili ka shpëtuar pa u lënduar nga aksidenti. Personat që udhëtonin me makinën që përfundoi në ujërat e Bistricës, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spitalin e Sarandës kanë vazhduar të qetë pushimet ne Sarandë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›