E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufiri Maqedoni - Serbi, ndalet shqiptari me dokumente false

Policia e Maqedonisë mbrëmë në vendkalimin kufitar Tabanoc me Serbinë ka ndaluar një shtetas të Kosovës për posedim të dokumenteve të falsifikuara, raporton ina.

Policia kufitare gjatë kontrollit të dokumentacionit të 28 vjeçarit me inicialet L.T nga Kosova, posedonte pasaportë të falsifikuar shqiptare si dhe dokumentet tjera letërnjoftim dhe patent shoferi. Shtetasi i Kosovës pas bisedës informative ka pranuar se dokumentet janë të falsifikuara dhe se për marrjen e tyre kishte paguar 1 mijë euro. Ndaj shtetasit kosovar është shqiptuar masa e ndalesës dhe kallëzimi penal për falsifikim të dokumenteve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›