E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa, Thaçit: Shkollim të mirë, jo vetëm indeksa

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa e ka zgjedhur Deçanin për t’ia kthyer përgjigjen Liderit të PDK’së, i cili një ditë më parë premtoj se secilit të ri në Kosovë do t’ia mundësojë të pajiset me indeks.

Lideri i LDK’së ka thënë se ai dhe partia e tij do të punojnë për t’i arsimuar mirë studentët e Kosovës e jo vetëm t’ju sigurojë indeksa.

“LDK do të punoj që juve t’iu sigurojë punë. Juve t’ju sigurojë shkollë të mirë e jo indeksa si Hashim Thaçi”, ka thënë Mustafa.

Ai ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë se e ka ngulfatur jetën në Kosovë.

“Ne nuk e kemi bërë shtetin që ta ngulfatim ashtu sic po ngulfatet sot. Por e kemi bërë shtetin që shteti të jetoj, të ofrojë mirëqenie për të gjithë”, ka thënë ai./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›