E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për dëmet e luftës bisedohet vetëm në vjeshtë

Të martën në Bruksel mbahet takimi i tetë me radhë midis kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit serb Ivica Daçiq, ku me ndërmjetësimin e BE-së pritet arritja e marrëveshjes për veriun e Mitrovicës.

Ndërkohë, ende pa u mbajtur ky takim, mediat në Beograd, kanë shkruar sot se në vjeshtë do të rifillojnë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e komisionarit për Zgjerim të BE-së, Stefan Fyle, transmeton RTK.

Sipas këtyre lajmeve në këto bisedime përfaqësuesit e të dyja vendeve do të flasin për borxhet publike, ndarje të pasurisë, pronat e dëmshpërblimet e luftës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›