E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufiri dhe "kufijte" Prishtine-Shkup

Zyrtare te Qeverise se Kosoves thone se javen qe po nis, pritet te mbahet takimi i pare i komisioneve per demarkacionin e kufirit Kosove-Maqedoni. Qeveria kosovare thote se qendrim i saj do te mbetet mbrojtja e interesave te shtetasve te saj, perderisa ajo maqedonase kembengul qe te respektohet marreveshja e vitit 2001. Puna ne shenimin e vijes kufitare mes Kosoves e Maqedonise mund te filloje javen e ardhshme nga komisionet teknike te te dyja vendeve. Por, zyrtaret e te dyja paleve sinjalizojne se procesi i demarkacionit nuk do te jete i lehte. Bekim Collaku, nga Komisioni kosovar i demarkacionit thote se qendrimi i pales kosovare do te jete ne perputhje me dispozitat e pakos se Ahtisaarit. "Ekziston vullneti politik ndermjet dy shteteve perkatese, qe kete kontest ta zgjidhin ne menyren e duhur. Se si do te rrjedhe dinamika e punes eshte heret te paragjykohet, pasi nuk ka ndodhur ende takimi i pare. Ne takimin e pare pritet te qartesohet edhe dinamika e punes edhe menyra se si do t'i qasemi kesaj problematike", tha Collaku.

Pakoja e Ahtisaarit parasheh themelimin e nje komisioni te perbashket teknik nga Kosova dhe Maqedonia per perkufizimin e vijes fizike te kufirit dhe per trajtimin e ceshtjeve tjera qe dalin nga zbatimi i marreveshjes se vitit 2001 ne mes te ish-Republikes Federale te Jugosllavise dhe Maqedonise. Kjo marreveshje e nenshkruar nga ish-presidenti maqedonas, Boris Trajkovski, dhe ai jugosllav, Vojisllav Koshtunica, sipas pales kosovare, ka demtuar Kosoven per 2500 hektare, kryesisht toke private e pronareve shqiptare. Zedhenesi i Qeverise se Maqedonise, Ivica Bocevski, shpreh gatishmerine e pales maqedonase qe te filloje menjehere punen ne shenimin e vijes kufitare. Por, ai nuk sakteson nese pala maqedonase do te heqe dore nga marreveshja e vitit 2001. "Kjo ka qene marreveshje nderkombetare dhe tani ky komision i perbashket ka per te punuar ne perputhje me ligjet nderkombetare dhe ne konsiderojme se kjo pune do te jete teknike dhe do te levizim perpara sa me shpejt qe te jete e mundur", thote Bocevski.

Bekim Collaku sinjalizon se e tere marreveshja e vitit 2001 mund te vihet ne pikepyetje. Megjithate, ne propozimin e Ahtisarit rikujtohet nje deklarate e Keshillit te Sigurimit, ku behet thirrje per nevojen e respektimit te sovranitetit dhe integritetit territorial te ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise. Ne kete kontekst theksohet se marreveshja mbi demarkacionin e kufirit, e nenshkruar ne Shkup me 23 shkurt 2001, duhet te respektohet nga te gjithe. Collaku thote se qendrim i palekundur i pales kosovare mbetet mbrojtja e interesave te shtetasve te Kosoves. "Ky nuk eshte vetem problem i Kosoves, por edhe i Maqedonise dhe i komunitetit nderkombetar, te cilet ne nje menyre e kane pranuar nje marreveshje te tille qe eshte arritur me 2001. Tash, nga ana jone, ne obligohemi qe ta trajtojme kete ceshtje edhe nje here. A do te vihet e tere marreveshja ne pikepyetje, apo do te gjenden modalitetet qe e rregullojne kete problematike, mbetet te shihet ne ditet e ardhshme. Por, qendrimi perfundimtar eshte qe te mbrohen interesat e qytetareve te shtetit te Kosoves deri ne maksimum", thote Collaku.

Banoret e Debelldese, fshat ky ne kufi me Maqedonine, vazhdojne t'i kene tokat e tyre ne territorin e Maqedonise. Pala kosovare synon, qe edhe nese keto toka mbeten pertej kufirit, pronari i tyre te mos nderrohet. Ivica Bocevski nuk komenton kete mundesi. "Nuk i di detajet teknike per kete ceshtje, por mendoj se komisioni do te permbushe mandatin e tij ne perputhje me normat dhe standardet rreth ceshtjes se demarkacionit", tha Bocevski. Nderkohe, ne marreveshjen e vitit 2001 mes ish-RFJ-se dhe Maqedonise, nder te tjera, parashihet qe nese banoret ankohen per padrejtesi, atehere kufijte mund te ndryshohen deri ne 300 metra thellesi nga secila ane. Atebote, kjo marreveshje qe cilesuar nga pala kosovare si shume e demshme per Kosoven dhe Kuvendi e pati kundershtuar ate permes nje rezolute ne maj te vitit 2001, por rezoluta qe anuluar menjehere nga ana e UINMIK-ut. Tani, problemi i demarkacionit, sipas planit te Ahtisarit, duhet te zgjidhet brenda nje viti, qe nga koha e themelimit te komisionit te perbashket teknik. Nderkaq, ka zera qe thone se Maqedonia eshte duke kushtezuar njohjen e Kosoves me zgjidhjen e problemit te demarkacionit.

Radio Evropa e Lire


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›