E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtimi i bombolave, mbyllet aktiviteti i 12 subjekteve

FIER- Te pakten 12 subjekte qe tregtonin bombola gazi ne menyre te jashteligjshme, jane mbyllur gjate diteve te fundit nga Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimi ne prefekturen e Fierit. Shefi i PMNZSH-se, Xhevat Mernica, tha dje se "subjektet e penalizuara e ushtronin aktivitetin ne katet e para te banesave, prane pikave ushqimore apo vendeve publike, duke perbere nje rrezik per jeten e komunitetit". Sipas tij, tregtimi i bombulave te gazit ne katet e para te pallateve apo ne vendet publike eshte i jashteligjshem dhe kesisoj nje numer biznesesh te tilla jane paralajmeruar per mbylljen e aktivitetit."Per respektimin e ligjit per tregtimin e gazit eshte bashkepunuar me policine tatimore dhe institucionet e tjera", theksoi Mernica.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›