E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma ne polici, Rubiku "pushtohet" nga hajdutet

Aleksander Ndoja

Nje vale vjedhjesh eshte konstatuar ditet e fundit ne qytetin e Rubikut ne rrethin e Mirdites. Ne "shenjester" te hajduteve kane qene dyqane, lokale, aktivitete private e shtepi banimi. Me rende deri tani e ka pesuar Qendra e Motrave Venerini e cila eshte e vendosur ne ish-godinen e Qendres Kulturore te qytetit. Pikerisht ne kete godine ku trajnohen pa asnje pagese te rinjte dhe te rejat e Rubikut, hajdutet kane mundur qe te hyjne ne mesnate duke bere prone te tyre 3 makina qepese dhe disa kompjutere. Megjithese policia ka shkuar ne vendngjarje, nuk ka mundur qe te identifikoje ndonje autor te mundshem, nderkohe qe qendra e cila eshte mjaft e rendesishme per kete qytet, eshte paralizuar totalisht. Ketu te rinjte dhe te rejat e Rubikut, trajnohen per rrobaqepes, kuzhinier, ne kompjuter, ne grupin e valleve etj. Pos kesaj, hajdutet e kane shtrire aktivitetin e tyre edhe ne shume prej lokaleve te qytetit. Keshtu naten e festes se Pashkeve katolike eshte vjedhur me ane te thyerjes edhe lokali i Pashk Dodes. Ne kete lokal rezulton te jene vjedhur nje sasi parash prej afro 1 milion lekesh. Po ashtu eshte thyer edhe lokali ne pronesi te Paulin Markut ku jane vjedhur disa objekte dhe para. Ne listen e sendeve te vjedhura jane edhe automjeti tip "Benz" me pronar Agustin Ndrea dhe nje kabull i kushtueshem elektrik, qe conte energji tek nje lavatrice zhavorri, ne pronesi te Dashamir Muratit. Ka raportime se jane vjedhur edhe linja elektriku dhe banesa, ndersa per asnje nga keto vjedhje nuk ka ndonje autor te ndaluar apo te zbuluar. Nje situate e tille ka krijuar mjaft tension ne qytetin e Rubikut, pasi fenomeni i vjedhjes po shtohet nga dita ne dite, ndersa policia eshte krejt e pa fuqishme per te shkuar per tek autoret e ketyre veprimeve, pasi nje polic i vetem e ka krejt te pa mundur venin nen kontroll te situates. Prej disa muajsh qyteti i Rubikut i cili i kalon me shume se 8500 banore, eshte lene ne dore te nje polici per sa i perket rendit dhe sigurise. Reformat e fundit kane reduktuar ne mase te madhe numrin e policeve ne Mirdite, duke bere te shkelet hapur edhe ligji per sa i perket raportit per fryme te popullsise. Nje situate e tille problematike ju be e ditur edhe presidentit te Republikes z. Bamir Topi, nga deputeti i zones Gjovalin Prenga, gjate vizites ne fillim te marsit ne Mirdite. Por fakti qe nuk eshte marre asnje mase deri tani, dhe godina e dykateshe e policise ne Rubik eshte e kycur me celes, ka cuar ne nje shtim te elementit kriminal ne zone. Nese ne fillim te ketij viti u regjistruan ngjarje te renda deri edhe vrasje ne mes te lokalit, ditet e fundit kronika e zeze ka regjistruar nje "bum" te forte te vjedhjeve te banesave dhe lokaleve.

Kerkesa e banoreve: Shtoni policet

Shtimi i pranise se uniformave blu ne qytetin e Rubikut ka qene nje nder kerkesat e perfaqesuesve te komunitetit ne kete zone gjate disa vizitave te rendesishme te drejtuesve me te larte te shtetit ne kete qytet. Kjo kerkese i eshte paraqitur Presidentit te republikes Bamir Topi dhe Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, por situata vazhdon te mbetet si me pare. Banoret tregojne se fugoni i policise me vetem nje polic shetit neper qytet me dritare te mbyllura nga perdet, per te mos treguar se ne te vertete qyteti ruhet vetem nga nje person.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›