E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helmimi te "Bechtel", dyshohet i ftohti ne pune

MIRDITE- Specialiste te Institutit te Higjienes, kane marre gjate dites se djeshme disa kampione analizash nga te helmuarit ne kantierin e firmes "Bechtel-Enka" per te nxjerre shkakun e vertete te ketij helmimi. Inspektoret thane se mjediset e menses ne kete kamping ishin shume komode dhe se ushqimet jane gjetur te ruajtura ne kushte maksimale, me dhoma frigoriferike etj, mishi dhe ushqimet e tjera jane marre me fleteanaliza dhe sipas dokumentacionit nuk behet fjale per ushqime te skaduara. Sipas specialisteve, dyshohet dhe per faktin se kjo kategori punetoresh te jete ndikuar ne organizem nga i ftohti pasi eshte punuar ne ura e vende ku ka mbajtur ftohte ate dite.

A. N


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›