Kufiri me Greqinë, Ekspertët: Nuk ka falje territoresh
Marrëveshja me Greqinë për përcaktimin e shelfit kontinental dhe hapsirës detare mes 2 vendeve nuk i fal apo i rrëmben shtetit fqinjë asnjë milje të hapsirës ujore shqiptare. 2 nga negociatorët e marrëveshjes për plane shqiptare, pjesë e grupit të punës së ngritur 3 vjet më parë, me urdhër të kryeministrit kanë shpjeguar përpara një auditori të zgjedhur studentësh por dhe pedagogësh, ekspertësh dhe intelektualësh, të thirrur nga Universiteti Europian të gjithë detajet e draftit që është vendosur në qendër të debatit publik dhe atij politik. Sipas ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, aktualisht diplomat përfaqësues i vendit tonë në OKB Ferit Hoxha siguron se debati mediatik është mbështetur në hamendësime dhe se marrëveshja i shërben vetëm forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes 2 vendeve.
Ndërsa zv/Shefi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Admirali Kristaq Gerveni ka shpjeguar në mënyrë të detajuar në mënyrë hartografike ndarjen që i është bërë hapësirës detare, në bazë të marrëveshjes, duke hedhur poshtë pretendimet e shfaqura kohët e fundit në shtyp për ndryshim të koordinatave detare. Hoxha dhe Gervenji kanë sqaruar se marrëveshja është e hartuar mbi bazën e konventave ndërkombëtare për hapësirat detare.