E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vallja e Flamujve, film për skandalin e Kosinës

Skandali i shumëpërfolur i zhvarrimeve në Kosinë të Përmetit që doli në pah tre vjet më parë, kur prifti i kishës ortodokse të fshatit, Vasil Thomollari urdhëroi hapjen e varreve, për të gjetur eshtrat e ushtarëve grekë të rënë në kohë të luftës, është motivi i filmit “Vallja e Flamurëve” i regjisorit Edmond Budina. Filmi i zhanrit komedi, një bashkëproduksion italo-shqiptar ka përfunduar pak kohë më parë xhirimet dhe është në fazën e post-produksionit në Itali.
Robert Budina Producent i filmit
“Është marrë pikërisht kjo histori për të vënë në lojë nacionalizmat në kohën kur gjithë Europa bashkëjeton me të mirat e të këqijat. Filmi nuk mban qëndrim. Ai tallet me mënyrën se si tirren historitë dhe në qendër janë dy personazhe të huaj që vijnë për të na dhënë mend dhe bëhen pjesë e këtij realiteti dhe arrijnë edhe ata të bëhen të njëanshëm si ne….”
Filmi është xhiruar në Kishën e vjetër të “Labovës së Kryqit” e quajtur si Kisha e Shën Mërisë, që ndodhet në Labovën e Poshtme në Gjirokastër, një nga monumentet më të veçantë që mendohet se daton në shekullin e XIII. Ky vend, Kryqi i Shenjtë i të cilit u vodh në vitin 1989, ishte sipas stafit realizues të filmit, vendi më i përshtatshëm për këtë film. Filmi pritet të dalë në muajt janar-shkurt 2010 dhe protagonistë të tij janë aktorë shqiptarë si Edmond Budina edhe regjisor i fimit, Visar Vishka, Erand Sojli, dhe aktorë italianë e francezë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›