Wetzel: Gjermania pro Shqipërisë në BE, opozita në kuvend
Gjermania ka rikofirmuar mbështjen për Shqipërinë në procesin për integrimin europian. Një mbështetje që vjen në një moment të rëndësishëm kur Gjermania ndodhet në procesin e konstituimit të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 27 shtatorit. Mbledhja e Bundestagut të ri është parashikuar në 28 tetor.
Megjithatë, kjo nuk duket të ketë shpërqendruar vëmedjen gjermane për Shqipërinë që ndodhet në pritje të procesit për shqyrtim të statusit për vendin kanadidat në BE. Ky fakt konfirmohet nga Margrit Wetzel anëtare e Bundestagut gjerman njëkohësisht drejtuese e projektit të Bundestag-ut për praktikën ndërkombëtare parlamentare.
“Unë mendoj se është në dorën e gjithësecilit prej vendeve të vlerësojnë momentin, se kur duhet të bëjë kërkesën e tij për anëtar të BE. Mendoj se Shqipëria deri sa të pranohet anëtare e BE, duhet të ecë dhe të bëjë progrese të caktuara. Mendoj që është në rrugën e duhur për këtë. Ne e respektojmë kërkesën e Shqipërisë dhe e mbështesim në rrugën drejt integrimit.”
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeparlametaren Topalli, Wetzel foli dhe mbi bojkotin e opozitës. Në këtë rast përfaqësuesja e Bundestagut gjerman kujtoi rëndësinë që merr zbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga Progres-Raporti i BE-së, proces që sikudër tha nuk mund të përmbushet pa praninë e opozitës në Kuvend.
“Unë doja të theksoja faktin që pjesëmarrja e opozitës apo mbledhja e parlamentit në numrin e tij të plotë, është vërtet tejet e rëndësishme. Fakti që Progres Raporti i publikuar së fundi kërkon realizimin e reformave të rëndësishme për vendin, e bëjnë të domosdoshme mbledhjen e parlamentit në numrin e tij sa më të plotë.”
Kryeparmentja Topalli nënvizoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dy-palësh.
Në këtë vizitë të saj në Tiranë Margrit Wetzel shoqërohej nga Zëvendës Presidenti i Universitetit të Humbold-it, si dhe Drejtoresha e Departametit të Bundestagut. Vizita bëhet në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin prestigjioz të Humbold-it nën patronazhin e Kryetarit të Bundestagut, në një projekt që u jep mundësi studentëve shqiptarë të kryejnë praktikën në Bundestagun gjerman.