E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufizimi i Imunitetit, Konferenca e Kryetarëve jep OK

Konferenca e Kryetarëve i ka hapur rrugë miratimit të draftit për heqjen e imunitetit. Sugjerimi i bërë nga këshilli i legjislacionit gjeti dje mbështetjen e shumicës së anëtarëve të kësaj strukture parlamentare. Sipas Kryetarit të Grupit Parlamentar të partisë Demokratike, Astrit Patosi, ky përbën “një lajmë të mirë për të gjithë shqiptarët sepse nisma apo sugjerimi i këshillit tani mund të marrë udhë dhe ka garanci që në parlament të arrihet një konsensus mundësisht gjithëpërfshirës. Pavarësisht kësaj, gjatë kësajmbledhje janë paraqitur rezerva e përfaqësuesit e PSD-së dhe ata të LSI-së, të cilët e shikojnë prekjen e Kushtetutës për çështjen e imunitetit si të panevojshëm dhe lojë të kryeministrit Berisha. Më i butë në këtë qëndrim është shprehur përfaqësuesi i LSI-së, Spartak Braho, i cilika deklaruar se në parim ata shprehen pro kufizimit të imunitetit, por do të japin një mendim përfundimtar pasi të shohin draft -amendamentin e shkruar. Nga ana tjetër, Diana Çuli, përfaqësuesja e PSD-së ka deklaruar gjatë mbledhjes qëndrimin kundër një nisme të tillë, qëndrim që ajo e shprehu edhe pas konferencës. “Kushtetuta është një institucion themeltar i kombit, pra ajo nuk mund të ndryshohet çdo gjashtë muaj, aq më me tepër që koincidencat e ndryshimet e Kushtetutës sillen gjithmonë nga mazhoranca,”-u shpreh ajo për mediat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›