Kufoma e një foshnjeje gjendet në frigorifer

Kufoma e një të porsalinduri është gjetur në një frigorifer në shtëpinë e nënës së tij në Moirans, në Francë.
Zbulimi makabër është bërë nga i fejuari i nënës së foshnjes, kur ka hapur firgoriferin. Çifti bashkëjetonte prej nëntë muajsh, shkruan noa.
Gruaja, një asistente familjare 28 vjeç është arrestuar nga policia. Ndërkaq, kanë nisur hetimet për të zbardhur më tej dinamikën e ngjarjes./Indeksonline/