E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jevtiq intersohet për të kthyerit dhe zbatimin e ligjit të Hoçës së Madhe

Ministri i Komunitetit për Kthim, Dalibor Jevtiq, ka vizituar të martën Rahovecin. Ai premtoi se do të bëjë përpjekje që të realizojë sa më shumë projekte për banorët e kthyerë të kësaj komune “Të gjitha projektet që kanë të bëjnë me stabilizimin e bashkësive etnike dhe kthimin e njerëzve do të realizohen së bashku. Kemi gjetur një klimë mjaft pozitive dhe kjo na gëzon shumë, raporton PrizrenPress

Kemi biseduar për manastirin e Zoqishtit, për zbatimin e ligjit për Hoçën e Madhe dhe për të gjitha projekt që kanë të bëjnë me pakicat. Ne do të trajtojmë me kujdes këto çështje me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetës e punës dhe kthimin e të interesuarve në këto hapësira”, tha Jevtiq.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ndërkaq tha se me Jevtiq ka biseduar edhe për përmirësimin e infrastrukturës në lagjen e banuar me pakica në Rahovec dhe në fshatin Hoçë e Madhe.

Sipas tij, kjo vizitë është shumë e dobishme pasi që Rahoveci ka nevojë për mbështetje të gjithanshme për zhvillim ekonomik. “Biseduam me ministrin Jevtiq rreth mundësisë për sigurimin e mjeteve për asfaltimin e rrugës në Hoçë të Madhe, rregullimin e murit mbrojtës të manastirit ortodoks në fshatin Zoqishtë, si dhe mjete për rregullimin e shtratit të lumit Duhllo që kalon nëpër lagjen e epërme të Rahovecit, kua jetojnë komunitetet pakicë”, tha Latifi.

Më pas, Jevtiq ka vizituar banorët serbë në Rahovec, në Hoçë të Madhe dhe manastirin në Zoqishtë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›