Kufome e dekompozuar ne Bisht Palle

Një kufomë e seksit mashkull i dekompozuar rreth të 40-ve është gjetur në bregdetin e Durrësit. Sipas policisë kufoma është gjetur në zonën e Bisht Pallës në bregun e detit ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij. Trupi është gjetur nga disa banorë të zonës të cilët kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet të jetë i mbytur.