Te gjithe studentet te regjistruar online
Çdo student në një institucion të arsimit publik apo privat në momentin e regjistrimit do të pajiset me një numër unik kombëtar i pasuruar me të dhënat për programin e studimit, e ka ndjekur atë me kohë të pjesshme apo të plotë apo vitet që i janë dashur për ta përfunduar. Detaje këto që në kohë reale do të pasqyrohen online në regjistrin kombëtar që monitorohet nga Ministria e Arsimit e cila me pas bën verifikimet e saj.
Ky projekt i dy viteve më parë, por që ka nisur të zbatohet vetëm dy muajt e fundit jo vetëm do të ofrojë transparencë më të madhe për atë çfare ndodh ne insitutcionet e arsimit të lartë por gjithashtu do ti japë studentëve një mundësi më të shpejtë për të transferuar studimet apo konvertuar diplomën si brenda dhe jashtë vendit.
Aktualisht në sistem janë regjistruar vetëm studentët e institucioneve të arsimit të lartë privat që kanë nisur studimet këtë vit. Më pas projekti do të vijojë të mbledhë të dhënat e të gjithë të diplomuarve nga viti 2002-2012 kohë kjo kur për herë të parë janë hapur universitetet private. Regjistri kombëtar pritet të rrisë mbikqyrjen e ministrisë dhe të shmangë skandale të tilla si ai me djalin e ish-liderit të Lega Nord, Renzo Bossi që kishte marrë një diplomë në Shqipëri, vetëm një vit pasi kishte mbaruar gjimnazin në Itali.