E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Mediat, punë e zezë. Qeveria, para për TV-të e saj

Tiranë- Përfaqesuesja e OSBE-së për median, Dunja Mijatovic, gjatë një leksioni të zhvilluar me studentët e gazetarisë në Tiranë është treguar e ashpër dhe shumë kritike me situatën e medias në Shqipëri.

Jo thjesht dhe vetëm ndërhyrja e politikës dhe ndikimet e qeverisë në pavarësinë e saj, por edhe situata dramatike ekonomike në të cilën punojnë gazetarët, pa kontrata e pa sigurime. Në këto kushte ajo ajo tha se nuk mund të flasim për lirinë e medias. Ajo foli edhe për gazetarë të blerë dhe të vënë në shërbim të politikës.

Shqiperia ka nje rruge te gjate para se te themi qe eshte e lire dhe e shendetshme, para se te themi qe gazetaret jane te lire te shkruajne cdo gje. Shume gazetare nuk paguhen, nuk kane kontrata,  jane te politizuar dhe te gjitha  keto jane te papranueshme. Ka shume gazetare qe kane interesa te caktuara, por edhe kur  vjen puna tek dinjitetit i gazetareve per te mbrojtur profesionin e tyre, ketu  ndodh qe ata  luftojne njeri-tjetrit. Kjo  ndodh edhe  ne sarajeve ju duhet te bashkoheni, te luftoni bashke, ne te kundert nuk mund te quheni gazetare- tha Mijatovic.

Duke folur para studentëve, Dunja Mijatovic, iu kthye sërish temës së financimit të disa mediave pranë qeverisë, me fondet publike përmes reklamave të institucioneve qeveritare. Eshte shume e qarte qe ne Shqiperi keto te ardhura, nuk  caktohen ne menyre transparente. Keshtu qe nuk shkojne tek te gjitha mediat, por  fatkeqesisht vetem ne me te preferuarat e qeverisë. Kjo eshte nje nga ceshtjet qe do te diskutoj me autoreitet. Kjo ndikon ne lirine e medias, sepse eshte  aktuale, por gjeja e mjere eshte se eshte nje faktor i dukshem dhe te gjithe kane dijeni per te, diskutojne, pra nuk eshte dicka e fshehur. Dhe duhet te zgjidhet duke organizuar rishperndare  me transparence dhe ndershmeri keto fonde ne te gjitha mediat,  dhe jo vetem disa media qe jane pro qeveritare. Keto jane vetem disa nga problemet qe kane prekur median dhe duhet te ndryshoje- deklaroi Dunja Mijatovic.

Një ditë më parë, ndërsa merrte pjesë në komision parlamentar të Medias, kryetarja e këtij komisioni Valentina Leskaj tha se qeveria i ka dhënë televizionit Klan rreth 17 milionë Euro reklama qeveritare, të cilat janë paguar vetëm për të financuar këtë television për shërbimet që i bën qeverisë.

Zonja Mijatovic solli në vëmendje edhe gjobitjen e televizionit Top Channel nga gjykata me 400 mije Euro për shkak të publikimit të skandalit seksual ‘Ylli Pango’. Zyra ime ime e ka ngritur kete problem me autoreitet kur kjo ngjarje nisi. Kam biseduar me ministrin e drejtesise me ministrin e jashtem dhe shume aktore te tjere te rendesishme per ta pare kete çeshje me shume kujdes, pasi me duket e papranueshme, absolitsht e papranueshme. Une mendoj qe tarifa e gjobes eshte e papranueshme, por çdo vend, pasi  400 mije euro per Shiperine, per Mbretërinë e Bashkuar dhe per çdo vend tjeter eshte e papranueshme. Nese shikon çeshtjen, nese shikon nese ka nje interes publik, dhe nese shikon qe çeshtjen e ka nisur nje person qe tani eshte zyrtar i larte i qeverise dhe ka nje deklarate te kryeminsitrit qe specifikon qe nje zyrtar i larte nuk duhet te ngreje nje padi mbi median. Une shpresoj dhe besoj ne pavaresine e Gjykatave ketu ne Shqiperi dhe shpresoj qe kjo çeshtje do te mbyllet ketu ne menyre profesionale dhe qe çeshtje te tilla nuk do te perseriten me- deklaroi Dunja Mijatovic.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›