E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplasen 3 automjete humb jeten drejtuesi i furgonit

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin rrugor Fushë- Krujë- Tiranë. Sipas policisë rrugore, aksidenti ndodhi për shkak të përplasjes së tre automjeteve, për arsye ende të paqarta, por që për rrugorët besohet të ketë qenë një parakalim i gabuar. Të njëjtat burime tregojnë se ka mbetur i vdekur drejtuesi i furgonit, Arben Xhepi dhe është plagosur drejtuesi i një mjeti tjetër tip BMW, të dy këto automjete u përplasen me një kamion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›