Kuisjet e çakejve të Ramës po fyejnë tolerancën fisnike të viktimave të diktaturës
“Ata që mundohen të ulin një të vërtetë, përdorin forcën” - Molier
Kurrsesí toleranca demokratíke nuk pajtohet me rebelímin. Gjithë shqiptarët e ndershëm, martirizuar prej diktaturës, ia kanë dorëzuar “hakmarrjen” e tyre demokracisë, ndonëse kanë të drejtë të rebelohen ndaj krekosjes së mëkatarëve të papenduar. Se, si mund të durohet lukunia e pinjojve të xhelatëve të sulmojë sot përfaqësuesit e ligjit ? Martirët iu kundërvunë diktaturës, kur ajo të varte në litar ! Kurse sot presin qetësisht drejtësí nga demokracía, edhe pse një mal me mizorí të diktaturës komuniste rëndon mbi supet e tyre. Prandaj ndihen të fyer nga revoltat e Ramës dhe neobllokmenëve, ndonëse këta po turpërojnë veten duke treguar makthin e ndërgjegjeve të tyre të sakatuara. Se nuk durohet kapardisja e sejmenëve, që shkelën dje barbarisht çdo të drejtë njerëzore. Është tepër fyes rebelimi i dhunuesve të lirísë. Nuk mund të durojë pafajësia ulërímat për pushtet të pamerituar nga xhelatët e djeshëm. Ata që u flijuan për demokracínë, nuk mund të pranojnë të shkatërrohet imazhi i vendit; të dëmtohen aspiratat europiane të brezave që shkuan. Idealizma është e lidhur me altruizmin. Harmonia demokratike ka si kusht tolerancën. Asnjë udhëheqës nuk duhet të mendojë vetëm për vete. Ai që vë kujen për një humbje, nuk e meriton fitoren. Po si i bëhet, atëherë, hallit me ata që duruan miliarda padrejtësí të diktaturës ?! E drejta vonon, por nuk harron !- thotë populli. Nuk arrihen synimet fisnike duke cënuar lirínë e të tjerëve. Vota e çdo qytetari është e shenjtë. Udhëheqësit e vërtetë lëshojë nga vetja. Kurse Rama mbahet sikur është qëndra e botës. Si egoist, harron të drejtën qytetare për të vendosur mbi fatin e saj. Si demagog, braktis parimin e shenjtërímit të votës. Si etalon i dyfytyrësísë, urdhëron pushtimin e institucioneve që legjitimojnë votën. Ky arrivist i sëmurë braktis edhe “kauzën”, me të cilën “motivoi” shpifjet, bllokimet, bojkotet dhe frenimin e reformave madhore. Është ambicia e tij për pushtet me çdo kusht, që po i sjell tërë këto dëme vendit. Demagogjia nuk ka brirë. Si avokat i votës së lirë, ky hipokrit duhej të qe tërbuar, kur u zbulua që qe shkelur e drejta e qytetarëve për t’iu dëgjuar zëri i vullnetit të tyre. Dhe të kërkonte me ngulm zbulimin e numërímin e tyre. Kurse ai ngriti njerëzit të rrethonin K.Q.Z.-në. Mirpo dihet që nuk mbrohen të drejtat demokratike duke shkatërruar të ardhmen e vendit. Nuk minohet aspirata europiane për ambicien meskine të një njeriu.
Toleranca e viktimave të diktaturës ka synuar të ndihmonte shoqërínë për bashkimin e vëllazërimin kombëtar. Ky do të qe shpërblimi i madhështisë së qëndimit të tyre demokrat e duhej t’i detyronte mëkatarët të pendoheshin për masakrat që kryen në diktaturë. Kurse protestat e kota dhe rebelími absurd i mercenarëve të neobllokmenëve po fyen durimin e tyre prej apostulli. Taní martirëve s’u mbetet veç të presin fundin qesharak të mëkatarëve. Sepse, qëndrimi arrogant i ithtarëve të filozofísë së dhunës po provokon prudencën fisnike të të martirizuarve. Me rebelimin leninist haxhíqamilistët “modernë” socialistë po tregojnë se nuk janë distancuar nga komunizmi e nuk janë shkëputur nga anarkia e tij banditeske. Ata po dëshmojnë mungesën totale të reflektimit për gjëmat e djeshme dhe të sotme. Ata po përpiqen të “justifikojnë” prepotencën dhe arrogancën diktatoriale, tërë shpifjet e trillimet, mbushur me akuza të turpshme. Ata po vërtetojnë mizorínë, me të cilën detyruan edhe “shenjtorë” të pranonin fajësí të paqëna. Rebelimi i socialistëve, i frymëzuar nga mentaliteti i fitimit të padrejtë, po tallet me durimin e tolerancën fisnike të viktimave. Sepse, me rebelimin neobllokmenët po u thonë haptas viktimave se e paskan merituar cinizmin, padrejtësínë dhe poshtërsítë e xhelatëve komunistë. Se, ndryshe, ku e gjejnë kurajën të bëjnë sot të fortin? Të përpiqen të përdhosin aspiratën demokratike të heronjve, që kanë të drejtën, madje, dhe të mburren për durimin, respektimin e ligjit e të besimin tek drejtësía? Nga u buron paturpësía këtyre sharlatanëve t’i krekosen harbutërisht një kombi, që ka nxjerrë apostuj, të cilët kanë përdëllyer dhimbjen njerëzore? Rebelimi për “karrige” i të përkëdhelurve të diktaturës po tregon, jo vetëm meskinitetin e ambicies së tyre për pushtet të pamerituar, por edhe inercínë e turpshme të krimit monstruoz komunist. Prandaj viktimat e diktaturës ndihen të fyera, tek shohin deputetë socialistë të vërviten mbi kokat e policëve për të dhunuar institucionin e administrimit të zgjedhjeve. Prandaj ndihen të lënduar në qetësínë e tyre gati apostolike martirët, tek vërejnë militantë socialistë të gjakosin policët, këta mbrojtës të urtë të ligjit demokratik. Prandaj ndihen të fyera viktimat e komunizmit, kur shohin që i tërë ky rebelím nuk është veçse një përpjekje e dëshpëruar e atyre, që kërkojnë të vënë në krye njeriun, që duan t’u mbrojë mëkatet, pronat e vjedhura, privilegjet e pamerituara! Rebelími i këtyre mercenarëve të mashtruar po dëmton rëndë sot aspiratat europiane të brezave, që u sakrifikuan për një Shqipëri europiane. Por ai është edhe një ndotje prej harbuti, që po i bëhet durimit apostolik dhe tolerancës fisnike të heronjve të demokracísë. Se jo më kot Gandi ka thënë që “Toleranca është maja e trimërísë!”, kurse Dostojevski këshilloi: “Në urrejtje nuk ka as drejtësí, as virtyt”! Prandaj durimi i të martirizuarve ndaj padrejtësísë komuniste duhet t’i shërbejë Ramës dhe mercenarëve të tij si model, a burim frymëzimi për të përballuar qetësisht një humbje, që buron nga vullneti i lirë i një populli, të cilit etërit e tyre mizorë ia nëpërkëmbën me dekada!