E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Qytetarët e Tiranës votëbesuan Lulzim Bashën- kthyen kryeqytetin blu pas 11 vjetësh

23-05-2011 / Gazeta 55

Koalicioni “Aleanca për Qytetarin” ka marrë në këto zgjedhje 140 mijë vota më shumë se koalicioni i majtë


UPDATE- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha është fituesi i garës për Tiranën. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, e para kjo që zhvillimi i zgjedhjeve të 8 majit, kryeministri Berisha theksoi se pas 11 vitesh Tirana kthehet në blu dhe kjo sipas tij është një arritje historike. “Sot Lulzim Basha i cili zhvilloi një fushatë, një simfoni të vërtetë është 78 vota para dhe është fitues me rezultatin e tanishëm. Qytetarët votuan Lulzim Bashën më shumë se çdo kandidat tjetër. Fitorja është e ngushtë dhe në datën 14 maj rezultoi se Rama ishte 10 vota para dhe asnjë nuk e mohoi këtë por ne kemi të gjtiha dokumentat që në zonën 8 komisioneri i PS-së ia doli që të mos vendosë vulën në 10 vota, po në këtë zonë kzaz nuk pranoi të përfshijë në tabela 46 vota”- theksoi Berisha. Gjithashtu kryeministri Berisha i cilësoi deklaratat e opozitës për revolta popullore si santazhe të cilat sipas tij janë janë thjesht klithma dëshpërimi i atyre që kanë humbur arsyen. “Ky rezultat i ngushtë është një sfidë dhe një provë për demokracinë, por u them atyre që kërcënojnë se demokracia e këtij vendi është shumë herë më e fortë se sistemet që i kanë përkuluar ata, dhe se një sistem demokratik nuk mund të mposhtet nga aventurierë”- shtoi Berisha. Më tej kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se është përpjekur të dezinformojë publikun duke sqaruar edhe deklaratat e opozitës se KQZ-ja po funksionon si KZAZ. “Rama bëri gjithçka që të dezinformojë shqiptarët. Në ligjin e ri elektoral i miratuar me konsesus të plotë dhe me kërkesë të PS-së KZAZ për Tiranën është parashikuar KQZ-ja theksoi Berisha duke shtuar se Komisioni Qëndror iZgjedhjeve ka bërë vetëm detyrën e tij ligjore për të numëruar votat e shqiptarëve. Kryeministri Berisha gjithashtu vlerësoi koalicionin duke thënë se pa këtë koalicion nuk do të arriheshin këto rezultate. “Kemi marrë shtatë nga 11 minibashki të Tiranës dhe kjo është një arritje e madhe dhe një besim i qytetarëve për këtë koalicion”, theksoi Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›