E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i SHBA-ve, Obama: Për vetëmbrojtje do godasim çdo celulë terroriste

22-05-2011 / Gazeta 55

Presidenti amerikan paralajmëron të tjera ofensiva të ngjashme me atë ku gjeti vdekjen kryeterroristi Osama Bin Laden


Shtetet e Bashkuara janë të përgatitur për një operacion tjetër të ngjashme me atë ku gjeti vdekjen Osama Bin Laden, në rast se siguria e SHBA-ve do të ishte në rrezik. Deklarata u bë nga Presidenti amerikan Barak Obama përgjatë një interviste për rrjetin mediatik BBC. “Detyra jonë është të garantojmë sigurinë e Shteteve të Bashkuara”- tha presidenti amerikan duke i’u përgjigjur kështu pyetjes se çfarë do të bënte në rast të përballjes me një lider terrorist. “Ne e respektojmë sovranitetin e Pakistanit, por nuk mund të lejojmë që dikush të planifikojë krime kundrejt njerëzve tanë ose aleatëve dhe për më tepër të lejojmë që këto plane të zbatohen pa ndërhyrjen tonë”- theksoi Obama.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›