Kujdes ‘rrëshqitje", premiera e re në teatrin "A.Z. Cajupi”
KORÇË-Ka dy ditë që teatri "A.Z. Çajupi" i Korçës po shfaq me sukses premierën e tij të re, me këngë e humor, "Kujdes rrëshqitje", që çel edhe sezonin e këtij viti, me libret të Gentian Zenelajt dhe në interpretimin e aktorëve Zamira Kita, Albano Prodani, Julian Deda dhe këngëtares Laxarela Deti.
Shfaqja është konceptuar në formën e një shoë, me tematikë probleme të përballjes së njeriut në provincë me dimrin, të ftohtin, akullin e kapërcimin e vështirësive të tij. Pikërisht situatat paradoksale në mbarëvajtjen e jetës së qytetarëve e menaxhimin e jetës publike ishin edhe objekt i humorit të këndshëm, që shkrin buzëqeshjet e ngrira të spektatorit, sa nga temperaturat e ulta disa gradë nën zero, por edhe nga vështirësitë e jetës.
"Kujdes rrëshqitje" është një paralajmërim jo vetëm për akullin në rrugë, por edhe "rrëshqitjet" papritur në administrimin e biznesit të vogël, në marrëdhënie me mashtruesit e nëpunësit e korruptuar, pse jo edhe në lidhjet dashurore të reja, apo të vjetra qofshin. Kjo bën që humori të tingëllojë me një domethënie kuptimplotë shoqërore dhe të rrëmbejë duartrokitjet e spektatorit.
Freski e gjallëri në këtë shfaqje sollën edhe dy miqtë nga Tirana, të njohur nëpërmjet ekranit me komedinë Pallati "XXL", Gentian Zeneli e Julian Deda, ku ky i fundit në çift me Albano Prodanin e Korçës, sikur ta kenë trashëguar edhe humorin nga etërit e tyre; të famshmit Zef Deda e Aleko Prodani, krijuan në sallë një atmosferë, me një gaz të papërmbajtur.
Laxarela Deti u paraqit para publikut të qytetit të vet, me një repertor të zgjedhur këngësh e performancë vokale që krijoi emocion e kënaqësi estetike të veçantë.
Shfaqja vijon të jepet me sukses, duke thyer kështu edhe heshtjen disa mujore të jetës kulturore në qytet.
(d.b/BalkanWeb)