E Diel, 1 Nëntor 2026

Reduktimi borxhit, Venizelos: Jemi një hap para marrëveshjes

ATHINE - Takimi i kreut të Institutit Financiar Ndërkombëtar (IIF), Charles Dalaras, me kryeministrin grek, Lukas Papadhimos dhe ministrin e financave, Evangelos Venizelos përfundoi pas rreth 2 orësh. 

Zyrtarët grekë thanë më parë për Reuters se qëllimi i qeverisë greke është për të mbyllur marrëveshjen për PSI "në parim" deri të dielën pasdite, sepse shpallja publike e PSI duhet të bëhet para 15 Shkurtit. 

“Ne jemi një hap përpara përfundimit të procedurave për PSI dhe do të përballemi me një sërë çështjesh të vështira për programin e ri”, tha ministri Venizelos pas takimit. 

“Negociatat bëhen në emër të kombit, duke pasur parasysh interesin kombëtar, të ardhmen e fëmijëve tanë, duke pasur parasysh çdo greke dhe çdo grek me problemet e tij. Gjithë shoqëria greke është në sallën e bisedimeve. Ne përpiqemi për ta përfaqësuar atë dhe të përcjellë sheqtësimin e saj. Nuk ka rinegocim pas firmosjes së marrëveshjes dhe pas votimit në Parlament. Dhe e gjithë kjo duhet të përfundojë brenda ditëve të ardhshme”, sqaroi Venizelos. 

“Ka qëndrime të caktuara që mbizotërojnë në Evropë dhe ndërkombëtarisht. Dhe kur dikush merr hua, është sigurisht në pozitë të vështirë. Por do ta bëjmë me dinjitet dhe me krenari, sepse duhet të rivendosim imazhin e mirë, krenarinë e kombit dhe do të kemi sukses", deklaroi ai. 

I ngjashëm ishte edhe vlerësimi i Komisionerit për Çështjet Ekonomike Olli Rehn: "Ne jemi shumë pranë një marrëveshjeje për sektorin privat, nëse jo sot, atëherë gjatë fundjavës," tha Komisioneri, duke folur në Davos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›