E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Qeveria dështoi me arsimin

Kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi të organizuar dje me përfaqësues të botës akademike pranoi se qeveria e tij, ka dështuar me arsimin. Deklarata e tij vjen tri vite pas dështimit të investimeve në sistemin arsimor në vend.

"Tri vite më parë nuk e kam bërë publike, por, meqenëse sot i përket arkivave, kam vendosur ta bëj. Në atë kohë me vullnetin më të mirë katërfishuam investimet për universitetet, por realizimi i tyre ishte zero", - u shpreh Kryeministri.

Edhe pse deklarata e kryeministri vjen me vonesë, është e vështirë të besohet se situata në sistemin arsimor në vend ka ndryshuar. Vetë Berisha do të duhej ta pohonte këtë pak minuta më vonë, duke u bërë thirrje pedagogëve për të eliminuar korrupsionin nga katedrat e universiteteve. Berisha i kërkoi stafit akademik të luftojë kundër virusit të korrupsionit, madje sugjeroi që në provime të aplikohen metoda të papërshkueshme nga korrupsioni.

"Nuk ka gjë më të rëndë sesa kërkesa që i bën pedagogu studentit si shpërblim për notën. Kur një akt të tillë e bën një polic, anëtar i Policisë Rrugore, ai kryen një krim dhe ndëshkohet, por kur e bën një anëtar i stafeve akademike, i elitës së kombit, kjo është tmerrësisht e rëndë", - tha ai.

Një tjetër problem, tek i cili u ndal Berisha, ishte edhe mungesa e stafit akademik. Përvçse eliminimit e korrupsionit, ai u bëri thirrje drejtuesve të universiteteve të rekrutojnë sa më shumë pedagogë të rinj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›