Arsenal transferon Galindon

Arsenal ka transferuar mesfushorin bolivian Samuel Galindo nga Real America, por nuk ka bërë të ditur detajet financiare të marrëveshjes, bëjnë të ditur mediat angleze.
Menaxheri Arsene Wenger synon të huazoj 17-vjeçarin për pjesën e mbetur të sezonit – njësoj sikur meksikanin Carlos Vela – pasi tinejxheri t’i bashkohet klubit.
“Galindo ka teknikë të mirë, ai është inteligjent dhe ka qëndrueshmëri të mirë. Ai është mesfushor qendror që mund të shërbejë topa të mirë. Ka vizion të mirë që na pëlqen neve si klub”, tha Wenger.