E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohet per vrasjen e gruas, mohon krimin

Tirane- I moshuari i akuzuar per vrasjen e bashkeshortes tre dite me pare ka refuzuar autoresine e krimit para gjykates. Dje gjate caktimit te mases se sigurise Qani Sherri 78 vjecar ka mohuar para gjyqtarit te gatshem, Ritvan Hado te jete ai autori i vrasjes se bashkeshortes se tij, Zenepe Sherri, 69 vjece. Avokati mbrojtes i te moshuarit i ka kerkuar gjykates lirimin e klientit. Nga ana tjeter prokurori i ceshtjes i ka sqaruar gjykates qe i pandehuri dyshohet te jete autori i krimit. Mesohet se perfaqesuesi i akuzes ka shpjeguar se ka prova ne ngarkim te 78 vjecarit, kjo duke u nisur nga ekspertimi i kryer kufomes. Per kete fakt prokurori i kerkoi lenien ne burg te 78 vjecarit deri ne perfundim te hetimeve. Gjykata pasi ka degjuar te dyja palet ka vendosur dje masen e sigurise "arrest me burg", per Qani Sherrin. Ngjarja per te cilen akuzohet i moshuari ka ndodhur mengjesin e tre diteve me pare ne lagjen Kombinat. Nga hetimet dyshohet se 78-vjecar, diten e ngjarjes kishte nisur te grindej me bashkeshorten e tij Zenepen. Dyshohet se shkak i grindjes te kete qene kembengulja e 69 vjecares, qe te largohej nga kryeqyteti dhe te rikthehej ne fshatin Losnik, te qytetit te Pogradecit. Ne kete fshat, familja kishte kaluar vitet me te shumta te jetes bashkeshortore. Dyshohet se i pandehuri kishte qene kunder largimit nga kryeqyteti. Diten e ngjarjes, rreth ores 02:00 te mengjesit dy te moshuarve ka nisur serish grindjen e tyre. Debatet dyshohet te kene ardhur pasi, 69-vjecarja Zenepe Sherri, ishte duke bere gati valixhen me rroba. Ajo kishte marre vendimin qe te nisej ne drejtim te fshatit Losnik ne Pogradec. Ky vendim sipas hetimeve ka sjelle ne acarim te te pandehurit, i cili duke mos e duruar situaten e krijuar eshte ngritur nga krevati dhe ka kapur per fyti bashkeshorten e tij. Viktima dyshohet te jete shtrenguar prej fyti deri ne momentin kur ajo ka nderuar jete. Prokuroria e Tiranes ka ngritur ne ngarkim te 78 vjecarit akuzen e vrasjes me dashje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›