E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prenci: Ne shenjester krimet e te miturve dhe hetimi i tyre

Vlore- Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, deklaroi dje ne Vlore se do te luftohen te gjitha krimet qe kryhen nga te miturit. "Vemendje te vecante do t'i kushtojme trajtimit te te miturve, si subjekte te veprave te ndryshme penale, dhe do te krijojme te gjitha kushtet e nevojshme per hetimin e tyre", deklaroi dje Prenci gjate analizes nje-vjetore te Prokurorise se Vlores. Nga ana tjeter, kreu i Policise se Shtetit theksoi se strukturat e policise, jane konsoliduar ne funksionin e rritjes se luftes kunder krimit. "Vlora, perben modelin me te mire ne vend, ne drejtim te bashkepunimit mes policise dhe prokurorise. Kjo ka reflektuar ne uljen e numrit te krimeve te renda, ne hetimin per zbardhjen e ngjarjeve te vjetra, ne aplikimin e metodave speciale te hetimit, ne minimizimin e rasteve te arresteve te paligjshme, numri i te cilave tashme eshte i paperfillshem", vazhdoi Prenci. Kreu i Policise se Shtetit garantoi se, ne te gjitha strukturat policore, do te merren pergjegjesite e nevojshme, per respektimin e afateve ligjore procedurale dhe per respektimin e te drejtave te individit. "Do te jemi rigoroze dhe korrekte dhe do te punojme me perparesi per bashkepunimin me prokurorine", shtoi ai.

Prokuroria

Prokurori Skender Duti i cili eshte pergjegjesi i zyres se Krimeve te kryera nga te miturit eshte shprehur dje se nga ana e policise ka pasur nje nderhyrje jo te rregullt ne drejtim te te miturve ku ne shumicen e rasteve nuk cohet psikologu per keshillim. Sipas Dautit pervec te tjerash minorenet duhet te kene ambiente te ndara dhe jo per cdo krim te mbahen me ore te tera apo dhe me dite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›