Ekspertët e OKB-së: Koreja e Veriut fsheh bërthamorë

Ekspertët e OKB-së besojnë se Koreja e Veriut ka të paktën një vend të fshehur bërthamor. Lajmi është bërë i ditur si pasojë e rjedhjes së informacionit të publikuar në një raport të OKB.
Raporti mbështetet nga dëshmi të shkencëtarit Amerikan, Hecker, i cili vizitoi një vend të fshehtë në nëntor të vitit të kaluar.
Ai i tha paneli të expertëve të OKB se ka parë centrifuga të tjera të fshehura, citohen burime diplomatike të paidentifikuara.
Raporti i panelit, i cili ende nuk është botuar është dorëzuar javën e kaluar në Këshillin e Sigurimit. Raporti i panelit rekomandon forcimin e sanksioneve, përfshirë edhe kufizimet e udhëtimeve për zyrtarët bërthamorë.