Frenk Uisner kthehet në Kajro

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se ish ambasadori amerikan në Egjipt, Frenk Uisner, është kthyer në Kajro për të diskutuar me zyrtarët e lartë rreth trazirave që kanë përfshirë këtë vend të Afrikës Veriore.
Departamenti i Shtetit deklaroi se Uisner pritet ta përforcojë mesazhin e Uashingtonit se Egjipti duhet të zbatojë reforma të gjera ekonomike dhe ndryshime politike, të cilat do t`i hapnin rrugën zgjedhjeve të lira e të drejta.
Diplomati Uisner ishte përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në bisedimet rreth statusit të Kosovës.