E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdesuni për veten!

Gruaja mitike e kozmetikës
dhe shpikësja e maskës,
Helena Rubinstein, shprehej
shpesh se "nuk ekzistojnë femra
të shëmtuara, por vetëm femra
përtace". Rubinstein është themeluesja
e perandorisë së produkteve
të trukut dhe të kujdesit për
fytyrën dhe ka qenë pikërisht biznesi
i kozmetikës ai që e renditi
ndër gratë më të pasura të botës
për shumë vite rresht. Sallonet e
Rubinstein-it janë me famë
botërore, ashtu si edhe produktet
e saj, që vazhdojnë të jenë ndër më
të preferuarat jo vetëm për yjet e
kinemasë, por edhe për njerëzit e
thjeshtë. Sot marka që mban emrin
e saj dhe që është pjesë e grupit
"L‘Oreal", dëshiron të ringjallë
imazhin e femrës. Ajo u propozon
klienteve të saj një zgjerim të linjës
së produkteve dhe sigurimin
akoma më shumë me produktet
"coaching" (trajnuese) të bukurisë.
Modeli i femrës që klientët
duhet të njohin? Ajo është Demi
Moore, muza e re e markës. Një
grua që është e sigurt për zgjedhjet
e saja, që nuk ka hequr dorë as
nga karriera, as nga familja dhe as
nga bukuria e saj. Me një rritje më
të lartë të ardhurash, rreth 50% në
Kinë dhe 30% në Rusi, Helena Rubinstein
mbetet një nga markat
kozmetike më të rëndësishme në
botë. Pjesa më domethënëse e realizimeve
të saj është realizuar në
Japoni, Itali, Spanjë, Francë dhe
Gjermani. Publiku i saj është
shumë i kufizuar, por me një fuqi të
madhe blerjeje. Simona Cataneo,
drejtoreshë e përgjithshme, shpjegon
në intervistë se në cilin treg
është akoma më e kërkuar marka.
Çfarë kuptimi ka një zgjerim
i linjës kur ajo është akoma
në nivelin e Helena Rubinstein-
it?
Mendojmë se plakja është bërë
një betejë e përditshme për femrat.
Në vitin 2010, 60% e femrave
do të duken akoma më të vjetra,
sidomos ato që do t‘i korrespondojnë
moshës nga 40 deri në 60
vjeçe. Më parë ekzistonin kremra
anti-rrudhë të përgjithshme për të
gjitha moshat. Tani kemi vënë re
se një pjesë të madhe të tregut dhe
çdo moshe i korrespondojnë probleme
të ndryshme. Për këtë
kërkojmë zgjidhje specifike. Helena
Rubinstein do të kalojë në kategorinë
"Premium" të grimit, ajo
që përfshin një komunikim, një
shoqërim dhe produkte të luksit
për femrat që janë mbi moshën 40-
vjeçare.
Ndryshon kremi, apo
ndryshon vetëm çmimi?
Më e mira e teknologjisë së
"L‘Oreal" është përdorur në kategorinë
"Premium". Në produktet
e Helena Rubinstein përbërësit
janë të qartë dhe të çmuar. Në
"Gold Future" për shembull ka pak
pluhur ari të mikromizuar nga
vetitë e njohura në shekuj prej
kulturës kineze si produkt i jetëgjatësisë.
Në "Life Pearl" ka një përbërës
të një perle shumë të rrallë,
destinuar femrave që janë më
shumë se 50 vjeçe, të cilat kanë
humbje të parametrave të strukturës.
Më parë flitej për antirrudhë,
tani për anti-pjekuri:
më mirë të luftosh kundër
moshës, sesa kundër
rrudhave?
Nuk mjafton më të flasësh për
anti-rrudhë, sepse femra e shikon
që ka probleme të tjera. Zbutja e
lëkurës, shfaqja e njollave. Tani
duhet të flasim për ritrajtimin, për
parandalimin e shfaqjes së njollave,
për luftimin e pasaktësisë.
Në zgjerimin e linjës suaj
është parashikuar edhe një
"shoqërim". Për çfarë bëhet
fjalë saktësisht?
Nuk mjafton më ta shikosh një
produkt me cilësi të lartë, duam
edhe të japim këshilla se si ta
kurojmë lëkurën, tipin e trukut,
mënyrën e ushqimit, tipin e
rrobave që duhen veshur. Kemi
përfunduar një marrëveshje
bashkëpunimi me "International
Longevity Center", një organizatë
joqeveritare, e cila merret me shoqërimin
e njerëzve në plakje.
Përveç kësaj, pozicionohemi si
"beauty coach". Në pikat e shitjes
propozojmë një shoqërim me
masë dhe propozojmë "beauty
class", rrugë të drejtuara nga Helena
Rubinstein.
Përse kjo nevojë shoqërimi?
Sepse femrat janë gjithmonë të
informuara, dinë gjithçka mbi
kremrat e anti-moshës. Kështu,
për t‘u orientuar, kanë nevojë për
një "coach", dikë që t‘i drejtojë. Sot
"coaching" ekziston për të gjithë,
sepse është një mënyrë për të lehtësuar
jetën. Dhe më pas, duke
jetuar më gjatë, duan të duken
gjithmonë të bukura.
Cilat janë vlerat e forta të
markës?
Teknologjia e lartë, pararoja e
saj dhe sigurisht një magji fantastike.
Në emër të kremrave tanë
kemi vendosur të vëmë fjalën
"Live", sepse u adresohen femrave
të cilat kanë jetuar dhe që kontrollojnë
jetën e tyre.
Femra si Demi Moore për
shembull?
Është muza jonë: një grua 43-
vjeçare, e bukur dhe brilante. Inteligjente
dhe narkotike, profesioniste
dhe potente, e aftë të
menaxhojë si karrierën, ashtu
edhe jetën private. Nuk është
vetëm një aktore, por edhe një
modele. Është një grua e kompletuar.
Është një eksperte e bukurisë.
Po mbi përdorimin e
kremrave të bukurisë?
Tipari më i bukur i Demi-t është
personaliteti i saj. Të gjithë e
kujtojnë në ‘91-shin, shtatzënë,
nudo në kopertinën e revistës
"Vanity Fair". Është një grua që ka
kurajën e veprimeve të saj.
Ekziston mundësia për të
bërë ndërhyrje?
Femrat të cilat vijnë te produktet
tona, janë eksperte. Dhe si
gjithmonë e urrejnë faktin për të
bërë ndërhyrje të kirurgjisë estetike.
Shpesh herë mund të bëjnë
"lifting", por gjithmonë përdorin
kurat e bukurisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›