VITAMINA D, e domosdoshme për të ruajtur kujtesën
Për herë të parë sh
kencëtarët kanë arritur të
vërtetojnë lidhjen
ndërmjet vitaminës D
dhe aftësive njohëse. Në një studim
ku morën pjesë 2000 pjesëmarrës
mbi 65-vjeçarë është
treguar se sa më i ulët të jetë niveli
i vitaminës D, aq më shumë njeriu
humbet funksionet e tij njohëse.
Në raport me personat të cilët
kishin nivelin e duhur të vitaminës
D, personat me nivel më të ulët të
kësaj vitamine kishin qenë të prirur
për t‘i pasur dyfish më të dobëta
funksionet e kujtesës, mendimit
dhe inteligjencës.
Vitamina D ka rol në
përthithjen e kalciumit, dhe si rrjedhim
është jo vetëm e rëndësishme
në forcimin e kockave, por
gjithashtu për funksionimin e duhur
të nervave. Mungesa e saj
mund të shkaktojë rakitizmin dhe
sëmundje të tjera të kockave,
prishjen e dhëmbëve dhe të mishit
të dhëmbëve, nervozizëm pa shkak
dhe pagjumësi. Vitamina D
mund të formohet në lëkurë nga
kontakti i rrezeve ultravjollcë nga
dielli, por gjithashtu ajo gjendet në
sasi të mëdha te qumështi dhe
gjalpi. Pas studimeve të gjata është
zbuluar se një dozë e përditshme
mund të përgjysmojë rrezikun
e kancerit të gjirit dhe të zorrës së
trashë. Studimi ka treguar se vitamina
D luan një rol jetësor në
parandalimin e sëmundjeve të
zemrës, kancerit, diabetit, tensionit
të lartë, skizofrenisë dhe
sklerozës, si dhe në të njëjtën kohë
luan rol të rëndësishëm në
forcimin e kockave. Mungesa e
ndjeshme e kësaj vitamine në
Hemisferën e Veriut bën që banorët
e këtyre vendeve të vdesin
para kohe për shkak të sëmundjeve
të ndryshme. Skocezët ia
kanë vënë fajin diellit të pakët dhe
verës së shkurtër, si shkaktarët e
shkallës së lartë në sëmundjet e
zemrës. Do të mjaftonin vetëm
njëzet minuta banjo dielli për të
parandaluar të ftohtin dhe viruset
e stinës, sipas studimit që vë në
pah se vitamina D dhe jo C sigurojnë
mbrojtjen më eficente
kundër viruseve. Mund të jetë
koha e shkurtër ndaj ekspozimit të
rrezeve të diellit shkaku kryesor i
gripit në stinën e dimrit. Të paktën
kjo është ajo që tregohet në publikimin
"Natyra e epidemive dhe
infeksioneve". Në fakt, se përse në
periudhën e dimrit gripi prek një
numër të madh personash, nuk
është zbuluar asnjëherë nga epidemiologët.
Nëse do të zbulohej
shkaku, kjo do të arrinte të shpëtonte
plot 1 milion e gjysmë persona
në vit që vdesin nga gripi në
gjithë botën. Që në vitin 1981, një
epidemiolog hodhi hipotezën se
gripi mund të jetë i lidhur me rreza-
timin diellor, por shumë pak e besuan.
Por në vitet e fundit u zbulua
se sa e rëndësishme ishte vitamina
D për sistemin imunitar e
që prodhohet kur rrezatimi diellor
"godet" lëkurën. Tani, pas plot 25
vjetësh, hipoteza e Hope Simpson
u transformua në një teori, pas
testeve të shumta të analizuara në
këto vitet e fundit. "Sezonet e ftohta
sjellin edhe disa faktorë të cilët
ndihmojnë që gripi të përhapet
shumë.
Një nivel i ulët lagështie favorizon
shpërhapjen e virusit të gripit,
duke nisur që nga vjeshta",
shpjegon Edwin Kilbourne i "New
York Mediaci College". Kërkimet e
Kilbourne treguan se duke limituar
ose duke hequr të gjithë elementët
që mund të ndikojnë në
përhapjen e virusit, ngelet një faktor
sezonal që e favorizon. Duke u
nisur nga këto eksperimente,
Canell i spitalit në Kaliforni, zbuloi
se vitamina D ishte elementi për
të kuptuar se përse gripi përhapej
kryesisht në vjeshtë dhe dimër.
Gjithashtu, në një studim me
mijëra fëmijë indianë, zbuloi se ata
që kishin një nivel vitamine D më
të ulët se 10 nanogramë për mililitër,
kishin 11 herë më shumë
mundësi për t‘u sëmurë nga infeksionet
e rrugëve të frymëmarrjes,
në krahasim me ata që e kishin më
të lartë nivelin e vitaminës D. Po
kështu, një studim disavjeçar tregoi
se një porcion i vogël mëlçie
merluci, shumë e pasur me vitaminë
D, e marrë për rreth 4 muaj,
redukton me 50 për qind mundësinë
për t‘u sëmurë nga gripi gjatë
dimrit. "Mjaftojnë pak minuta për
t‘u ekspozuar në diell, që trupi jonë
të prodhojë rreth 500 mikrogramë
vitaminë D. Është vëne re që vitamina
D sintetizon kalciumin në kocka,
megjithatë roli i saj në sistemin
imunitar është shumë i rëndësishëm",
shpjegon Canell. Atëherë
përse të mos marrim doza të
mëdha vitamine D gjatë muajve të
ftohtë? Sepse jo të gjithë shkencëtarët
janë të bindur 100 për
qind për rezultatin e Canell.
"Është vendim i pamatur t‘u
rekomandosh doktorëve t‘u japin
pacientëve të tyre doza të mëdha
vitamine D për të luftuar gripin,
sepse në fillim duhet të kemi prova
dhe të shohim se sa vitaminë D
mund të jetë e nevojshme. Tepria
e saj mund të sjellë më shumë
efekte negative, se sa pozitive",
shpjegon James Cherry, specialist
në infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes
në "David Geffen School
of Medicine".
kencëtarët kanë arritur të
vërtetojnë lidhjen
ndërmjet vitaminës D
dhe aftësive njohëse. Në një studim
ku morën pjesë 2000 pjesëmarrës
mbi 65-vjeçarë është
treguar se sa më i ulët të jetë niveli
i vitaminës D, aq më shumë njeriu
humbet funksionet e tij njohëse.
Në raport me personat të cilët
kishin nivelin e duhur të vitaminës
D, personat me nivel më të ulët të
kësaj vitamine kishin qenë të prirur
për t‘i pasur dyfish më të dobëta
funksionet e kujtesës, mendimit
dhe inteligjencës.
Vitamina D ka rol në
përthithjen e kalciumit, dhe si rrjedhim
është jo vetëm e rëndësishme
në forcimin e kockave, por
gjithashtu për funksionimin e duhur
të nervave. Mungesa e saj
mund të shkaktojë rakitizmin dhe
sëmundje të tjera të kockave,
prishjen e dhëmbëve dhe të mishit
të dhëmbëve, nervozizëm pa shkak
dhe pagjumësi. Vitamina D
mund të formohet në lëkurë nga
kontakti i rrezeve ultravjollcë nga
dielli, por gjithashtu ajo gjendet në
sasi të mëdha te qumështi dhe
gjalpi. Pas studimeve të gjata është
zbuluar se një dozë e përditshme
mund të përgjysmojë rrezikun
e kancerit të gjirit dhe të zorrës së
trashë. Studimi ka treguar se vitamina
D luan një rol jetësor në
parandalimin e sëmundjeve të
zemrës, kancerit, diabetit, tensionit
të lartë, skizofrenisë dhe
sklerozës, si dhe në të njëjtën kohë
luan rol të rëndësishëm në
forcimin e kockave. Mungesa e
ndjeshme e kësaj vitamine në
Hemisferën e Veriut bën që banorët
e këtyre vendeve të vdesin
para kohe për shkak të sëmundjeve
të ndryshme. Skocezët ia
kanë vënë fajin diellit të pakët dhe
verës së shkurtër, si shkaktarët e
shkallës së lartë në sëmundjet e
zemrës. Do të mjaftonin vetëm
njëzet minuta banjo dielli për të
parandaluar të ftohtin dhe viruset
e stinës, sipas studimit që vë në
pah se vitamina D dhe jo C sigurojnë
mbrojtjen më eficente
kundër viruseve. Mund të jetë
koha e shkurtër ndaj ekspozimit të
rrezeve të diellit shkaku kryesor i
gripit në stinën e dimrit. Të paktën
kjo është ajo që tregohet në publikimin
"Natyra e epidemive dhe
infeksioneve". Në fakt, se përse në
periudhën e dimrit gripi prek një
numër të madh personash, nuk
është zbuluar asnjëherë nga epidemiologët.
Nëse do të zbulohej
shkaku, kjo do të arrinte të shpëtonte
plot 1 milion e gjysmë persona
në vit që vdesin nga gripi në
gjithë botën. Që në vitin 1981, një
epidemiolog hodhi hipotezën se
gripi mund të jetë i lidhur me rreza-
timin diellor, por shumë pak e besuan.
Por në vitet e fundit u zbulua
se sa e rëndësishme ishte vitamina
D për sistemin imunitar e
që prodhohet kur rrezatimi diellor
"godet" lëkurën. Tani, pas plot 25
vjetësh, hipoteza e Hope Simpson
u transformua në një teori, pas
testeve të shumta të analizuara në
këto vitet e fundit. "Sezonet e ftohta
sjellin edhe disa faktorë të cilët
ndihmojnë që gripi të përhapet
shumë.
Një nivel i ulët lagështie favorizon
shpërhapjen e virusit të gripit,
duke nisur që nga vjeshta",
shpjegon Edwin Kilbourne i "New
York Mediaci College". Kërkimet e
Kilbourne treguan se duke limituar
ose duke hequr të gjithë elementët
që mund të ndikojnë në
përhapjen e virusit, ngelet një faktor
sezonal që e favorizon. Duke u
nisur nga këto eksperimente,
Canell i spitalit në Kaliforni, zbuloi
se vitamina D ishte elementi për
të kuptuar se përse gripi përhapej
kryesisht në vjeshtë dhe dimër.
Gjithashtu, në një studim me
mijëra fëmijë indianë, zbuloi se ata
që kishin një nivel vitamine D më
të ulët se 10 nanogramë për mililitër,
kishin 11 herë më shumë
mundësi për t‘u sëmurë nga infeksionet
e rrugëve të frymëmarrjes,
në krahasim me ata që e kishin më
të lartë nivelin e vitaminës D. Po
kështu, një studim disavjeçar tregoi
se një porcion i vogël mëlçie
merluci, shumë e pasur me vitaminë
D, e marrë për rreth 4 muaj,
redukton me 50 për qind mundësinë
për t‘u sëmurë nga gripi gjatë
dimrit. "Mjaftojnë pak minuta për
t‘u ekspozuar në diell, që trupi jonë
të prodhojë rreth 500 mikrogramë
vitaminë D. Është vëne re që vitamina
D sintetizon kalciumin në kocka,
megjithatë roli i saj në sistemin
imunitar është shumë i rëndësishëm",
shpjegon Canell. Atëherë
përse të mos marrim doza të
mëdha vitamine D gjatë muajve të
ftohtë? Sepse jo të gjithë shkencëtarët
janë të bindur 100 për
qind për rezultatin e Canell.
"Është vendim i pamatur t‘u
rekomandosh doktorëve t‘u japin
pacientëve të tyre doza të mëdha
vitamine D për të luftuar gripin,
sepse në fillim duhet të kemi prova
dhe të shohim se sa vitaminë D
mund të jetë e nevojshme. Tepria
e saj mund të sjellë më shumë
efekte negative, se sa pozitive",
shpjegon James Cherry, specialist
në infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes
në "David Geffen School
of Medicine".