E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Oskar", Hollivudi bëhet gati për festë

Jam shumë i kënaqur, nuk prisja kaq
shumë kandidatura. Me siguri do të çoj
në shtëpi një çmim". Regjisori David
Fincher, i vlerësuar me 13 kandidatura për
filmin "Rasti i çuditshëm i Benjamin Button",
përqafon aktorin Brad Pitt, kandidat
mes protagonistëve Richard Jenkins
("The visitor"), Frank Langella ("Frost/Nixon"),
Sean Penn ("Milk") dhe Mickey
Rourke ("The wrestler"). Është e thjeshtë
të imagjinosh që regjisori Fincher do të
merrte urime edhe nga bashkëshortja e
Pitt për kandidaturat. Angelina është
gjithashtu e nominuar në pesëshen e aktoreve
më të mira me filmin "Changelling",
pas saj renditet Meryl Streep me "The
Doubt", Kate Winslet ("The reader"), Anne
Hathaway ("Rachel Getting Married") dhe
Melisa Leo me filmin "Frozen river".
Regjisori Fincher dhe aktori Brad Pitt janë
në Paris për bashkëpunimin e tyre të tretë
në filmin "The Curious Case of Benjamin
Button", me 14 kandidatura, duke arritur
kështu filmat "Titanik" dhe "Eva counter
Eva", të cilët më pas u vlerësuan me çmimin
"Oskar". Më 22 shkurt në Los Anxhelos
do të zhvillohet ceremonia e tetëdhjetë e
ndarjes së çmimeve "Oskar". Filmi i
regjisorit Fincher, "The Curious Case of Benjamin
Button", do të jetë në garë për "Oskar"-
in e 81-të me "Frost/Nixon" i Ron Howvard,
"Milk" i Gus Van Sant (8 kandidatura),
"The millionarie" i David Boyle (10 kandidatura)
dhe "The reader" i Stephen
Daldry. Fincher dhe autorët e katër filmave
të tjerë janë kandidatë edhe për regjinë.
Këtë vit nuk do të jetë i pranishëm Clint
Eastwood me filmin "Gran Torino". Gjithashtu
janë anoncuar kandidatura për aktorët
joprotagonistë, ku është
përzgjedhur emri i Heath Ledger me filmin
"Dark Knight" dhe aktoret joprotagoniste,
ku ka dominuar Penelope Cruz me
filmin "Vicky Cristina Barcellona" i regjisorit
Woody Allen, emri që nuk po e tërheq vëmendjen
e organizatorëve të "Academy".
Suksesi i filmit të David Fincher ishte i
papritur, aq sa pak para daljes zyrtare të
kandidaturave, regjisori nuk priste një
vlerësim kaq të madh: "Për mua çdo film
është një sfidë, fillimisht me veten time, e
më pas me publikun. Kurrë nuk kam
punuar duke menduar për ‘Oskar‘-in,
sepse në të kundërt do të humbisja çdo
mendim krijues". Për 22 shkurtin, "Academy"
ka siguruar praninë e çiftit më të
bukur të Hollivudit, Pitt-Jolie. Për Pitt është
hera e parë që ka arritur në nivelet maksimale,
pasi deri tani është përzgjedhur
vetëm mes aktorëve joprotagonistë për
filmin "12 Monkeys". "Ndoshta gjatë
viteve të para të karrierës kam bërë shumë
gjëra", thotë Pitt, që në dhjetorin e shkuar
mbushi 45 vjeç. "Mundohem të punoj më
pak dhe të zgjedh më shumë. Çdo herë
përpiqem që ta magjeps publikun dhe
Kandidatët
kështu pak nga pak jam formuar profesionalisht.
Nëse ‘Academy‘ e ka vënë re
sforcon time, atëherë për këtë jam shumë
i kënaqur. Por nëse mendoj për filmat që
kanë zhvilluar jetën time dhe më kanë
bërë ta adhuroj punën time, janë të paktë
ata që janë vlerësuar me çmimin ‘Oskar‘".
Për filmin e fundit, "The Curious Case of
Benjamin Button", regjisori është frymëzuar
nga një tregim i Scott Fizgerald. Në
vitet ‘90 Fincher kishte provuar të bashkëpunonte
me Spielberg, por më pas hoqi
dorë. E njëjta gjë ndodhi edhe në vitin
2000, me Spike Jones. Regjisorit i janë
dashur pothuajse pesë vjet për të realizuar
filmin "The Curious Case of Benjamin
Button". "Isha betuar se nuk do t‘i nënshtrohesha
më një trukimi gjashtorësh për
një film. Por kur David më foli për historinë,
nuk munda të refuzoj, sidomos kur
më kërkoi të interpretoj të gjitha moshat.
Kur Benjamini arrin në moshën 12-
vjeçare, rolin e tij nuk e luaj më unë, por
një djalosh i vogël. Nuk e di nëse ka qenë
më e vështirë të luaja rolin e Benjaminit
kur ishte pak dhe mendonte si një i ri, apo
Benjaminin 20-vjeçar që mbante mbi
supe lodhjen e një të moshuari. Është një
film unik, ku përfshihen brenda jeta, vdekja
dhe dashuria. Dua të them diçka të
rëndësishme: që kur jam bërë baba, kam
mësuar të jetoj me ndjenja. Orët e punës
janë të rëndësishme, por ato me fëmijët
vlejnë më shumë, më mbushin ditën, më
sjellin brenda realitetin", thotë aktori.
Për momentin Brad është protagonist
në një film të ri që titullohet "Inglorious
Bastards". Filmi flet për Luftën e Dytë
Botërore, ripërpunimi i "The dirty dozen",
që mban firmën e regjisorit Quentin Tarantino
dhe po xhirohet në Berlin. Aktori e ka
ndjekur betimin e Presidentit Obama nga
Gjermania. Ja si shprehet ai: "Ceremonia
më mallëngjeu pamasë, por më shumë më
bëri përshtypje entuziazmi i gjermanëve
dhe të huajve që ndodheshin në sheshin
e xhirimeve, urimet që më jepnin mua si
amerikan".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›