E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujt i përket Toka kur pikturon erën

Në Kunst Halle, në Saint Gallen, artisti Petrit Halilaj po prezanton veprat e tij të reja, si dëshmi e përpjekjeve të tij të vazhdueshme për gjetjen dhe shfaqjen e të humburës, për të ardhur kështu më afër koncepteve abstrakte, si shtëpia dhe identiteti. Rekonstruimet e përmasave të mëdha të pjesëve të ndryshme të zbukurimeve të nënës së tij janë pjesë e kësaj ekspozite.

Gjatë luftës ajo ato i kishte futur në dhe, bashkë me vizatimet e fëmijërisë të djalit të saj, për t’i mbrojtur kështu nga plaçkitësit. Krahas këtyre skulpturave të mëdha, Halilaj gjithashtu ekspozon edhe vizatimet e tij të mbijetuara.

Gërmadha e shtëpisë së tij në fshatin Kostërrc, e shkatërruar gjatë luftës, që ishte pjesë e rëndësishme e veprave të mëhershme, gjithashtu shfaqet në Saint Gallen, në forma të ndryshme. Shtëpia është elementi qendror o punës së Halilajt, e cila nuk ngre pyetje vetëm për të kaluarën personale të dikujt dhe për të kuptuarit e shtëpisë së të tillë, por paraqet edhe simbolin e një tragjedie kombëtare dhe dëshminë e një politike globale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›