Kujtime nga Kina/ Muntaz Dhrami sjell ekspozitën me skica dhe vizatime

Jemi mësuar ta shohim me vepra madhështore artistike dhe historike, por këtë herë Muntaz Dhrami, Skulptori i Popullit zgjodhi të vijë para publikut me një ekspozitë skicash, kujtime nga Kina e vitit 1967 apo siç ai pëlqen ta quaj, mall i mbledhur ndër vite.
Dhe ka një arsye pse mjeshtri Muntaz Dhrami, i ka ruajtur me fanatizëm për 56 vite, këto punime.
“Është si të thuash një detyrim që ndjeja unë ndaj atij fshatari që nuk kishte ngrënë oriz deri në moshën 30-vjeç, apo ndaj një punëtori apo ndaj bukurisë që ka Kina”, tha Dhrami.
Ekspozita “Kujtime nga Kina” u mundësua nga Ambasada Kineze e Republikës Popullore të Kinës si pjesë aktiviteteve për 1 tetorin, festën e Kinës.
Gazetare: Jonela Sagajeva
/rtsh.al/