E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtimi i Srebrenices – detyre e shenjte

Ne korrik te vitit 1995, trupat paraushtarake serbe ekzekutuan me shume se 8000 djem e burra boshnjake. Masakra ndodhi derisa luftes ne Bosnje e Hercegovine po i afrohej fundi. Masakra eshte cilesuar si gjenocid nga Gjykata Nderkombetare per ish-Jugosllavine dhe nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise, madje si krimi me i rende ne Evrope qe nga fundi i Luftes se Dyte Boterore.
Ceremonia e zhvilluar dje, perfshinte dhe varrimin e 775 kufomave te masakres se Srebrencies, te gjetura se fundi. Aktualisht, ne Potocari prehen 3749 viktima. Zv/kryeministri shqiptar Meta, Presidenti serb, Boris Tadic, ai kroat, Ivo Josipovic, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, dhe shefi i diplomacise franceze, Bernard Kushner, ishin te pranishem ne ceremonite e 15-vjetorit.
Ambasadori amerikan ne Bosnje, Carls Inglish, ishte ne mesin e folesve: “Kemi nje detyre te shenjte per t’i kujtuar tmerret qe ndodhen ketu dhe per te parandaluar qe krime te tilla te ndodhin serish. Kemi detyrime ndaj viktimave dhe familjeve te tyre. Ne te njejten kohe kemi pergjegjesi para gjeneratave te ardhshme ne te gjithe globin, qe te refuzojme te jemi vezhgues perballe se keqes, kudo dhe kurdo qe te ndodhe. Duhet te jemi te pergatitur te mbrojme dinjitetin njerezor”, tha Inglish. Ministri i Jashtem i Frances u ka derguar mesazh familjeve te viktimave, ku thote se “Srebrenica duhet te mbetet e gdhendur ne kujtesen kolektive te Evropes qe po ndertojme”. Ne mesin e viktimave te Srebrenices te varrosura gjate dites ishte dhe nje kroat, i pari jomysliman nga masakra e Srebrenices qe eshte varrosur ne Potocari. Korrespondentja e Radios Evropa e Lire, Maja Nikolic, e cila ka qene ne Srebrenice, thote se nje numer i madh i kufomave te viktimave jane te paplota. “Hatixha Mehmetovic ka varrosur burrin dhe dy djemte. Nje nga djemte eshte varrosur pa koke, derisa djalit tjeter te ndjere i mungojne duart, kembet dhe pjese te tjera te trupit. Ka qindra raste si keto. Edhe nenat e tjera po varrosin vetem mbetje nga me te dashurit e tyre. Nje numer i madh i grave te pranishme kane humbur deri ne 80 anetare te familjeve”, thote gazetarja Nikoliq. Ne ate qe eshte quajtur Marshimi i Paqes, rreth 5000 njerez kane udhetuar per tre dite ne mes te pyjeve, permes shtigjeve te ndjekura nga djemte dhe burrat e Srebrenices, ne perpjekje per t’iu shmangur forcave serbe.
Rreth 8000 djem e burra boshnjake u vrane sistematikisht brenda disa diteve, kur Srebrenica ra ne duart e trupave serbe, te drejtuara nga Ratko Mlladic. Ata u moren nga forcat serbe, te cilat vune nen kontroll zonen, qe ishte cilesuar si “zone e sigurt” nen mbrojtjen e trupave te OKB-se. Deri tani, ekspertet kane identifikuar 6500 kufoma apo mbetje mortore, por ende trupat e shume viktimave te tjera presin te identifikohen. Shume nga boshnjaket fajesojne trupat paqeruajtese holandeze, qe vepronin ne kuader te Kombeve te Bashkuara, qe deshtuan te mbronin Srebrenicen. Ndersa, Ratko Mlladic, i akuzuari kryesor per masakren eshte ende ne arrati. Nje tjeter nga pergjegjesit e masakres, Radovan Karaxhiq, u arrestua ne Beograd ne vitin 2008 dhe tani perballet me drejtesine nderkombetare.
Nga ana tjeter, Kombet e Bashkuara kane pranuar fajesine, derisa studimi i Institutit per Dokumentacionin e Luftes ne Holande ka fajesuar hapur kontingjentin holandez per deshtimin. Qeveria holandeze e ka pranuar “pergjegjesine politike” per deshtimin e trupave te saj ne Srebrenice dhe qe nga ajo kohe ka destinuar dhjetera milione dollare fonde per Bosnjen.

Berisha: Kryexhelati duhet ndeshkuar
Sot eshte 15 vjetori i barbarise me te pa pare, gjenocidit me te eger, me mizor, te pasluftes se dyte boterore, masakres masive te Srebrenices, ne te cilen mbi 8 mije civile, burra, gra, femije, te vendosur nen mbrojtjen e trupave te OKB, u ekzekutuan dhe shfarosen nga falangat e Milloshevicit e Mlladicit, vetem e vetem per perkatesine e tyre etnike dhe besimin e tyre fetar.
Sot, ne kete pervjetor zije, dhimbja, pergjegjesia, por edhe lendimi i ndergjegjes se njerezimit, per keto mijera e mijera jete te pafajshme, te rrembyera mizorisht, jane me te medha se 15 vjet me pare. Kjo sepse ende, autori kryesor, kryexhelati i ketij gjenocidi, Radko Mlladic dhe shumica e xhelateve te saj, gjenden te lire.
Shpirtrat e femijeve, grave, te rinjve, te moshuarve, viktima te Srebrenices, kerkojne nga njerezit e lire, qeverite e tyre, OKB-ja, drejtesi. Ata do te mund te prehen te qete, vetem atehere kur xhelatet e tyre do te marrin denimin me te rende qe meritojne.

Meta: Te mos perseriten masakra te tilla
Zv. Kryeministri dhe MPJ Meta mori pjese ne perkujtimin e 15 vjetorit te Masakres se Srebrenices. Gjate ceremonise se perkujtimit, z. Meta u prit nga Presidenti i Bosnje-Hercegovines, z. Haris Silajdzic ku se bashku me krere te tjere te shteteve si Presidenti turk Erdogan, Ministri i Jashtem francez Kushner, Presidenti serb Tadic, etj, vizituan memorialin dhe ekspoziten ne nderim te viktimave te tragjedise se Srebrenices. Meta dhe nje prononcim per mediat: “Nuk mund te mungoja ne kete pervjetor shume te rendesishem te Tragjedise se Srebrenices, qe eshte krimi me i madh kunder njerezimit qe pas luftes se dyte boterore”, - tha z.Meta. Ai pohoi se gjendej atje, per te shprehur solidaritetin tone me te gjithe popullin e Bosnjes dhe me familjaret e viktimave, por njekohesisht edhe te theksoje angazhimin, qe duke perkujtuar ngjarje te tilla kaq tragjike, qe nuk kane ndodhur shume larg ne te kaluaren. “Njekohesisht, duhet te mesojme se si te mos perseriten me ngjarje te tilla, dhe njekohesisht te garantojme nje te ardhme te sigurt per te gjithe qytetaret e Bosnjes, qytetaret e rajonit dhe per femijet tane”, - tha z.Meta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›