E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sundimtarët e rinj të botës tregojnë sekretin e fitores

Ish tekniku madrilen ka thënë se ishte një ndeshje e vështirë dhe se ekipi gjatë gjithë ndeshjes ka qënë nën një presion të vazhdueshëm. Ai ka nuk ka lënë pa lavdëruaur “ushtarët”e tij për suksesin e arritur.- “Unë dhe e gjithë Spanja i kemi një borxh të madh këtyre lojtarëve që na ngjitën në qiellin e shtatë. Të gjithë lojtarët ishin të jashtë zakonshëm dhe dhanë më të mirën e tyre për të arritur deri këtu ku jemi sot”.
Del Boske nuk ka lënë pa komentuar edhe vendimet gjyqtarit anglez të takimit Hauard Ueb. Sipas meje gjyqtari gaboi në disa raste.nuk i referohem vetëm rastit të penallitë por në përgjithësi ka qënë i lëkunkur në vendimet etij. Ai u përpoq të ndalonte lojën eashpër që po zhvillohej në fushë por nuk bëri që tjetër vecse shtoi dozën e nervozizmit tek lojtarët. Nuk kisha imagjinuar kurrë që në një finale botërori të kishte kaq shumë karton të verdhë.
Në mbyllje Trajneri spanjoll Del Boske ka deklaruar se tashme do të kaloj pushme të qeta pas shumë netëve stresuese të botërorit. Pas përfundimit të takimin nuk kanë ngelur pa folur edhe proragonistët iberikë që janë shprehur shumë të entuziazmuar pas arritjes së triumfit.
Autori i golit të vetëm të takimit dhe fitores për Spanjën Andres Iniesta është shprehur se ende nuk e beson se atë cka ka ndodhur. Nuk jam koshient për atë që po përjetoj , po kaloj momente të paimagjinueshme. Ylli katalanas Iniesta golin e shënuar i ka dedikuar shokut të tij që nuk jeton më.golin i dedikoj ish shokut tim të ngushtë Antonio Puertës ish lojtarit të Sevilias që humbi jetën para dyvitesh pas një ataku që pësoi gjatë një ndeshjedhe ish kapitenit të Espanjolit Dani Harke.
Ndërsa mesfushori tjetër Spanjoll Cesk Fabregas është shprehur i lumtur për fitmin e titullit dhe ka deklaruar se kërkon edhe një tjetër trofe pas dy vitesh atë kampionit të europës.
Nuk kanë munguar deklarat edhe nga heronj të tjetë spanjoll që kanë shprehur entuzuazmine tyre për fitimin titullit Kampion bote. Pas arritjes së suksesit nuk kishte si të mungonte pa folur edhe ish kapiteni Raul Gonzales që ka deklaruar se për të është një nder që është spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›